QKUK është në alarm nga ikja e profesionistëve shëndetësor. Mjekë e infermierë kanë zgjedhur që ta braktisin këtë institucion publik shëndetësor, për ta vazhduar punën në spitalet private apo edhe jashtë shtetit. Vetëm këtë vit kanë dhënë dorëheqje 191 mjekë.
Për shkak të kushteve jo të duhura të punës dhe pagës së ulët, nga institucionet publike shëndetësore, gjatë këtij viti janë larguar 191 mjekë, shumica jashtë vendit e disa në sektorin privat.
Këto të dhëna janë bërë publike nga Oda e Mjekëve, te Komisioni Parlamentar për Shëndetësi.
Vetëm gjatë këtij viti nga SHSKUK-ja, kanë dhënë dorëheqje 191 mjekë, prej tyre 104 doktorë të mjekësisë së përgjithshme, 14 mjekë specialistë dhe 75 specializantë.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga raporti i Odës së Mjekëve i cili u paraqit para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.
E nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mantelbardhëve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674.
“Rilicensimi në kardiokirurgji dhe bazu në informata që i kemi nga mediat, nuk ka qenë komision i cili i ka plotësuar kriteret e duhura, pse ka ndodhur kjo, cili ka qenë problemi dhe cila është zgjedhja”, ka thënë Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit.
Kurse, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës ka treguar se situata është shqetësuese.
“Natyrisht që është shqetësuese e alarmuese situata. Ne e kemi rastin ku për 28 ditë nga Kosova janë larguar 45 mjekë. Nuk është vetëm motivimi arsyeja, janë edhe kushtet e punës, kushtet e shkollimit. Unë mund t’ju them se në Klinikën e Ortopedisë, aty ku unë punoj, 4 nga 12 ortopedët më të mirë kanë lënë vendin për një punë në shtetet evropiane”.
Anëtarët e Komisionit u interesuan edhe për kontrollin ndaj mënyrës së ndarjes së specializimeve dhe për licencimin e mjekëve të huaj në Kosovë.
Aty u kërkua që të ndryshohet draftligji për kujdestarinë, sepse sipas ligjit aktual, kujdestarët paguhen vetëm 25%, ndërsa në disa klinika, mjekët duhet të kudjestarojnë çdo katër ditë, që do të thotë se e tejkalojnë shumën e pagesës së lejuar me ligj, raporton televizioni publik.
Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.
Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra.
Comments are closed.