Kosova dhe Hungaria ia njohin njëra-tjetrës patent-shoferët, Qeveria e miraton marrëveshjen

Është miratuar në Qeveri marrëveshja e Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke të patent-shoferëve.

Kryeministri Albin Kurti e prezantoi miratimin e kësaj marrëveshje si pikë e 21-të në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “kjo marrëveshje i ka kaluar të gjitha hapat proceduralë dhe nuk bie ndesh me ligjet dhe aktet tjera nënligjore të Kosovës”.

Artikulli paraprakSkllavëria e shpirtit
Artikulli tjetërMasat për kursim të energjisë: Ndalet çdo e treta dritë në autostradë dhe reklamat ndriçuese