Kosova dhe BE-ja diskutojnë për bujqësi, pylltari, peshkatari dhe siguri të ushqimit

Përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë, peshkatarisë dhe sigurisë së ushqimit. Këto diskutime mbahen në kuadër të kornizës së Dialogut të rregullt për Procesin e Stabilizim Asociimit.

Diskutimet erdhën në përfundim se lidhur me çështjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë së ushqimit, legjislacioni i Kosovës ka krijuar një bazë të mirë për zbatimin e standardeve të BE-së, mirëpo Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për t’i zbatuar këto standarde si transferimi i inspektorëve nga komunat ne Agjencinë e Shqimit dhe Veterinarisë si dhe zhvillimi i ndërtimi i impiantit për mbetje shtazore.
Konsumatorët e Kosovës meritojnë të ushqehen me ushqim të së njëjtës cilësi dhe siguri sikurse qytetarët e Bashkimit Evropian.

Komisioni theksoi se për të arritur një gjë të tillë, standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollimin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, në llojin e praktikave që lejohen për prodhimin e ushqimit, në mënyrën e përpunimit të ushqimit, dhe pastaj në paketim dhe shitje.

 
Një temë e diskutuar gjerësisht ishte edhe pylltaria, meqë Kosova po përpiqet të balancojë përfitimet ekonomike nga një burim aq i gjerë me nevojën për t’i ruajtur këto pyje për të ardhmen.  Bujqësia dhe Siguria e Ushqimit kanë përfituar nga asistenca e konsiderueshme që është ofruar deri më tash për shembull, BE-ja ka kontribuuar me skemën e granateve rurale dhe ky prioritet do të vazhdojë në të ardhmen. kohaislame
Artikulli paraprakJa si tentoi ti zhdukë Besim Beqaj 190 milionë euro borxhe të KEK-ut
Artikulli tjetërShënohet rënie e monedhës Euro