Këshilla të shkëlqyera nga Warren Buffet

Warren Buffett, ka lindur në 1930 dhe është një nga biznesmenët më të suksesshëm amerikanë. Ai është konsideruar gjerësisht si investitori më i suksesshëm i shekullit XX. Në vitin 2008 ai ka qenë personi më i pasur në botë, ndërsa në 2011 i treti në listë.

Revista Time e ka etiketuar atë si një nga njerëzit me influencën më të lartë në botë. Ja disa nga këshillat që ai ka për të na dhënë:

Rreth të ardhurave: “Mos u var kurrë vetëm nga një burim të ardhurash. Investo në mënyrë që të krijosh të paktën një burim të dytë.

Rreth shpenzimeve: “Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, së shpejti do të të duhet të shesësh gjërat që të nevojiten.

Rreth kursimeve: “Mos kurse atë çfarë ngel pas shpenzimeve, por shpenzo atë çfarë ngel pas kursimeve.”

Rreth riskut: “Mos e testo kurrë thellësinë e një lumi me të dyja këmbët.”

Rreth investimeve: “Mos i fut të gjithë vezët në një shportë.”

Rreth pritshmërive: “Ndershmëria është një dhuratë shumë e shtrenjtë. Mos e prit ta marrësh nga njerëz pa vlerë.”

Artikulli paraprakRregulli 80-20 dhe çfarë të mësojmë prej tij?
Artikulli tjetërRreth shitblerjes, të drejtave të shitësit & blerësit dhe bereqetit