Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë kanë arritur që të parandalojnë një automjet transportues që barte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia.
Në afërsi të fshatit Debëllde njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet RENAULT kombi pa targa i cili ka qenë i përcjell nga 2 vetura tjera dhe nga këmbësor të fshehur në mal.
Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësitë e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njërin prej kontrabandistëve.
Automjeti dhe sasia e mallrave që transportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit. Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim:
1. Kombi Renault pa targa – 1 cp
2. Fara te zeza – 1480 Kg
3. Kikiriki – 480 Kg
4. Badem – 405 Kg