Justifikimi i gjendjes shoqërore

Ndodh të hasësh njerëz që thonë se “Unë nuk mund të merrem me njerëzit”, ose “Njerëzit nuk më duan”, ose “Njerëzit nuk më vlerësojnë mua”… e kështu me radhë.

Këtu, unë e pyes një person të tillë: A je ti një njeri i shoqërueshëm?

Në disa raste, do të marrësh një përgjigje të tillë si: Unë kam qenë një njeri i shoqërueshëm, por tani jam bërë ndryshe!!

Nëse e pyet këtë person se cila është arsyeja që tani ai nuk është më i shoqërueshëm, të përgjigjet duke thënë se disa nga shokët e tij e kishin tradhtuar dikur, ose ishin tallur me të, ose e kishin fyer… e arsyetime të tjera si këto… Për atë arsye, ai vendosi të largohet nga e gjitha shoqëria, madje u bë një njeri i tillë saqë ka frikë të takojë njerëz… pastaj arriti në fazën e frikës nga shoqëria, dhe “justifikimi i gjendjes shoqërore” u bë për të një pengim që e ndalon të ecë përpara.

Artikulli paraprakVështirësitë e rimëkëmbjes ekonomike
Artikulli tjetërFerma zvicerane mbi 80 vjeçare e pulave sot drejtohet nga dy shqiptarë