Ish-zv/presidenti i SHBA-së: Afrika mund të jetë “superfuqi” e energjisë së rinovueshme

Ish-zv/presidenti i SHBA-së, Albert Al Gore, ka deklaruar se Afrika mund të jetë një “fuqi e madhe” në fushën e energjisë së rinovueshme.

Duke u adresuar në konferencën ‘COP27’ të Kombeve të Bashkuara (OKB) për ndryshimet klimatike, të organizuar nga Egjipti në qytetin Sharm El-Sheikh, Al Gore tha se Afrika zotëron 40 për qind të burimeve botërore të energjisë së rinovueshme.

“Afrika mund të jetë një superfuqi e energjisë së rinovueshme”, tha ai.

Ish-zv/presidenti amerikan paralajmëroi se nuk do të mjaftonte nxitja e energjisë së pastër nëse vendet vazhdojnë të zhvillojnë burimet e karburanteve fosile, përfshirë “pushtimin për gaz” në Afrikë që do të furnizonte me energji vendet e pasura, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne duhet t’i bindemi rregullit të parë të gropave… ‘kur të jeni në njërën, ndaloni së gërmuari’. Ne duhet të ndalojmë përkeqësimin e kësaj krize”, tha Al Gore.

Ai po ashtu paralajmëroi për katastrofat që mund të krijojnë deri në 1 miliard emigrantë klimatik që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë, duke theksuar se një rritje e refugjatëve do t’u japë fund mundësive të vetëqeverisjes.

Në konferencën COP27, që filloi të dielën dhe që do të vazhdojë deri më 18 nëntor, marrin pjesë mbi 100 liderë dhe krerë shtetesh nga e mbarë bota.

/Motilokal

Artikulli paraprakPodkastet arrijnë 424 milionë dëgjues. A do ta zëvëndësojnë median tradicionale?
Artikulli tjetërUdhëheqësit botërorë arrijnë në Egjipt për Samitin e Klimës COP27

Comments are closed.