Irani, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i energjisë elektrike në LM

Drejtori i Kompanisë Tavanir(prodhimit, transportit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në Iran), Z. Mohamad Hosein Motevalizade, është shprehur :”RII është prodhuesja dhe eksportuesja më e madhe e energjise elektrike në rajonin e Lindjes së Mesme”.
Çdo orë ekspotohen nga Irani drejt shteteve fqinje 1500 megavat energji elektrike. Konsumimi i energjisë elektrike në Iran ka pësuar ulje që do të thotë se është krijuar një mundësi e mirë për eksportimin e energjisë në vendet fqinje. Vetëm gjatë 4 mujorit të fundit eksporti i energjisë elektrike nga Irani është rritur me 46 % më shumë në krahasim me këtë periudhë në vitin e kaluar. RII shkëmben energji elektrike me Armeninë, Pakistanin, Turkmenistanin, Turqinë, Republikën e Azerbajxhanit, Irakun, Afganistanin etj/irib

Artikulli paraprakKosova e Turqia vendosin bashkëpunim në fushën e metrologjisë
Artikulli tjetërBANJA E PEJËS SHITET PËR 6 MILIONË EURO