Iniciativë Startups.al e dedikuar terësisht për komunitetin e startupeve në Shqipëri

“Në Shqipëri çdo ditë e më shumë, po rritet fryma e sipërmarrjes nga të rinjtë, kjo falë shumë eventeve të mirë organizuara. Kam patur fatin të marr pjesë në shumicën prej tyre dhe janë vërtetë vende ku mund të mësosh shumë dhe të krijosh lidhje të reja për të të ndihmuar në sipërmarrjen tënde.

Gjithashtu, organizohen dhe evente ku nxisin nisjen e një startup-i në 3 ditë. Në këto evente lindin shumë ide dhe startup-e të reja po për të cilat, shumë pak njerëz i kanë dëgjuar. Kështu lindi edhe Startups.al,” u shpreh themeluesi Albi Zhulali në një invervistë për revistën Bussines Magazine.

Albi është një sipërmarrës i cili e nisi karrierën e tij në industrinë e internetit në moshën 15 vjeçare. Shumë shpejt ai krioi një forum ndërkombëtar që vizitohej nga qindra mijëra ndjekës nga e gjithë bota.

Në moshën 17 vjeçare, Albi themeloi kompaninë e tij të parë për zhvillim faqesh interneti me klientë disa nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri. Ai ështe themelues i Pinguin Technology dhe i Startups.al. Sfida e tij e madhe e momentit, është sipërmarrja e tij më e re, e cila mban emrin Sofmogul.

Startups.al është komuniteti i parë online i Startup-eve në Shqipëri. Qëllimi kryesor i kësaj inciative është informimi i Shqiptarëve rreth asaj që po ndodh afër komunitetit ku jetojnë. Kjo inciativë e re është pranë komunitetit tonë që në Tetor të 2015-tës

Por ambicjet e Startups.al shkojnë më tutje. Gjatë intervistës për Bussines Magazine, Albi citoi: “Kemi filluar komunikimet me disa firma investimesh në Europë për të bashkëpunuar me ne. Startups.al, e shohim si një urë lidhëse mes startup-eve inovatore në Shqipëri me investitorët e huaj për të bërë të mundur zhvillimin e tyre përtej kufijve.”

Aktualisht Startups.al po lidh një kontratë me një kompani investimesh në Berlin bëri të ditur themeluesi. Kjo marrëveshje do të krijojnte shanse reale për startupet vendase për të dalë në tregun europian pse jo edhe atë botëror.

“Ekziston një koncept i gabuar në shoqërinë tonë që nuk duhet ta ndash idenë tënde me të tjerët sepse ta marrin. Këshilla që kam për sipërmarrësit e rinj, është ta fshijnë këtë koncept nga mendimet e tyre; idenë e tyre duhet ta komunikojnë me sa më shumë njerëz. Vetëm në këtë mënyrë do të kuptojnë nëse zgjidhja e tyre është e nevojshme për përdoruesit,” shtoi Ai më tej.

Ndërsa për Startups.al qëllimi është të krijojnë databazën më të madhe të Startup-eve në Shqipëri, në parim synim parësor ngelet zhvillimi i komunitetit të Startupeve. Kjo do të realizohet duke ndërlidhur të interesuarit për starupe si dhe vetë startupet ndërmjet tyre.

E thënë ndryshe Startups.al është këtu për ti shërbyer secilit prej nesh që pëlqen angazhimin në botën e startupeve. /PCWorld

Artikulli paraprakProdhimi i bio karburanteve
Artikulli tjetërMaroku bëhet me bankën e parë Islame