Inflacioni: lajm Turqia, por sa arriti në Gjermani?

Ndërsa vëmendja është përqendruar te inflacioni në Turqi, pakkush po vëren se dhe Gjermania po vuan nëj situatë të tillë financiare, ndonëse jo në përmasat turke, pasojë e rënies së lirës, me rrënjë te një inisiativë anti-fajde e Erdoganit.

Inflacioni vjetor në Gjermani ka arritur një nivel prej 5.2 për qind, i cili pothuajse ka arritur vlerën e 30 viteve më parë, raporton DPA.

Çmimet e konsumit u rritën 5.2 për qind nga viti në vit muajin e kaluar, me 4.5 për qind në tetor, sipas Destatis, zyrës statistikore të Gjermanisë.

“Norma e inflacionit është rritur për të gjashtën herë radhazi dhe ka arritur nivelin më të lartë këtë vit. Një normë më e lartë inflacioni u mat pothuajse 30 vjet më parë. Në qershor 1992 ishte 5.8 për qind”, tha Georg Thiel, president i Destatis.

Arsyet e shumta për inflacion të lartë

Në bazë mujore, çmimet e konsumit ranë me 0.2 për qind, pas rritjes me 0.5 për qind në muajin tetor, kryesisht si pasojë e rënies sezonale të çmimeve të paketave me 21.6 për qind. Çmimet e energjisë u rritën me 1.8 për qind dhe çmimet e ushqimeve 0.5 me qind nga muaji i kaluar.

Inflacioni vjetor i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), i cili përdoret për të bërë më të lehtë krahasimin me vendet e tjera të BE-së, arriti në 6 për qind muajin e kaluar dhe është më i larti që nga viti 1992, kur arriti një rekord prej 6.2 për qind. Ishte 4.6 për qind në tetor.

Një sërë arsyesh për inflacion të lartë në ekonominë më të madhe të BE-së përfshijnë çmimet e ulëta vitin e kaluar, të cilat rezultuan në një bazë të ulët, shpjegoi Destatis. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakWhatsApp teston opisonin e ri. Tashmë mund të dërgoni dhe merrni kriptomonedhave brenda bisedës
Artikulli tjetërPo ndryshon pamja e kartëmonedhave euro