20 vjeçarët lehtë mund ta gjejnë vetën në librin e Meg Jay, “The Defining Decade”
“Unë ndihem sikur ndodhem në mes të një oqeani. Sikur mund të notoj në çdo drejtim, por nuk shoh breg në asnjërën anë, andaj edhe s’di në cilin drejtim të shkoj.”
Na është thënë se në të njëzetat mund të bëhemi gjithçka e të bëjmë çka të duam. Në fakt, ajo që ne bëjmë vështirë që ka rëndësi për jetën tonë në vazhdim. A është kështu?! Mirëpo, me çdo opcion në treg, kualiteti rritet. Kur ti mund të bësh gjithçka, nuk po kërkon thjesht për breg. Duhet të jetë bregu më i mirë. Çka nëse ti zgjedh një drejtim dhe bën tërë rrugën drejt atij destinacioni, por në fund merr vesh se ke zbritur në diç që s’është më e mira për ty? Dhe je ngujuar aty përgjithmonë?
Nuk do të notosh dhe nuk do të mbetesh përgjithmonë aty.
Më lejoni t’ju qeras me storien time personale se si nga të pasurit asgjë për të shkruar në CV arrita të fitoj punën e ëndrrave, për dy vite. Do të mundohem t’i bij shkurt e, më pas, do t’ju tregoj në cilin drejtim të notoni.
Në të njëzetat e hershme, diplomova në kolegj. Punova si përgjegjës në një kamp gjithë verën; laja skijat e njerëzve të pasur në një shtëpizë gjithë dimrit; Kujdesesha për avionë në një aeroport. E kisha kryer fakultetin e gjuhës angleze dhe, nga koha që isha 24 vjeç, tanimë po e përdorja diplomën time për të derdhur mbeturinat në një restoran në të cilin punoja shankist. Temeli për të ardhmen time ishte hedhur.
Po punoja në pozitën e një përgjegjësi fillestar për marrëdhënie me publikun kur morra këshillën e parë që më orientoi drejt cakut që duhet të notoja, artikuluar nga shefi im i vjetër irlandez.
“Ki kurajo për bindjet tua dhe bëhu i zoti i vetës, ta marrtë e mira!”
Këshilla e tij iu kthye atij goxha keq. E mblodha kurajon e bindjeve të mia dhe e lashë punën. I shita gjërat që makina s’i zinte, e lashë qytetin e lindjes dhe u nisa për San Franisco pa ndonjë punë për të më pritur e as ndonjë apartament ku të flija. Ishte e frikshme. Po a e dini çka është shumë herë më e keqe se të qenët i frikësuar? Të thuash se do të ndërmarrësh ndonjë rrezik, por të dish – brenda teje – se kurrë s’do të ndodhë kjo. Të jesh mashtrues sigurisht është më keq se të jesh i frikësuar. Isha lodhur më duke i thënë të gjithëve se do të ndërmerrja X rrezikun e madh dhe të shkoja përpara, duke qenë i frikësuar për të sakrifikuar komoditetin e qytetit të lindjes. Mund t’ju them se asgjë që kam bërë ndonjëherë nuk më ka frikësuar më shumë se kjo shpërngulje që bëra, por e dija se një jetë e mbushur me pendime do të ishte më e tmerrshmja prej të gjithave.
Mbërrita në San Francisko me mendimin se do të bëhesha CEO i një start-up-i! Se do të bëhesha shoku më i ngushtë i Mark Zuckerberg!
Ja-a.
Shoqja ime e vetme në qytet punonte si dado dhe kur morri vesh për një familje që po kërkonte ndihmë për t’i çuar fëmijët në ndeshje sportive ditëve të mërkura në mbrëmje, ajo ishte dita kur do të filloja të punoja. Lypësit nuk mund të jenë zgjedhës, thonë ata (apo të paktën kështu thotë nëna ime). Ajo punë shpesh u kthye në të mërkuret dhe të enjtet. Pastaj në të mërkurat, enjtet e të premtet. Shpejt u bë një punë 7 ditëshe në javë. Në vend që të konkuroja me Elon Musk, isha një dado mashkull. E bëra këtë punë (dhe e doja) për dy vite.
Pra, në moshën 26 vjeçare isha një dado me orar të plotë e rezyme që përfshinte punë si servis dhe përgjegjës fillestar i marrëdhënieve me publikun. Duket si lajm i keq, ama mezi s’pres t’ju tregoj diç të mirë, të dashur notues!
Në moshën 27 vjeç, unë punoja në Facebook. Më vonë në Oculus (kompani e njohur teknologjike). Kur u bëra 28 vjeç, fillova të bëj punën e ëndrrave në revistën WIRED.
Do t’ju tregoj si kam notuar, me shpresë që ju ndihmon edhe juve të notoni.
Shtiruni derisa të bëheni ashtu.
E keni dëgjuar këtë mëparë, por tani do t’ju dhuroj disa rregulla. Unë shtirem për X-aftësinë vetëm nëse e di se mund ta përvetësoj atë në vikend. Çdo gjë që mendoj se mund ta mësoj në 48 orë ose më pak, unë them se atë di ta bëj. Nëse e shoh se ajo më merr një vit për ta përvetësuar, të them se mund ta bëj është gënjeshtër. Kështu e dëmton vetën dhe të tjerët. Kur i lexon kualifikimet për një punë, mos pyet a i zotëron ato, shko fitoi. A të duhet të dish SQL për një punë? Ka shumë kurse online. Të duhet përvojë për menaxhim të rrjeteve sociale? Merr ndonjë kurs, ndjeke dikë e më pas menaxhoja dikujt faqen pa pagesë. Ju nuk jeni të burgosur pas rezymesë suaj aktuale, kurse pak shtirje mund t’ju shpjerë diku.
Shënim me rëndësi: kujtoni se sapo të përvetësoni aftësinë, më nuk po shtireni për të. Ndihesha sikur po shtiresha gjatë gjithë kohës në punën time të tanishme, por tani mund ta bëj atë. Pjesa e shtirjes është e përkohshme. Mos e shit vetën tënde lirë në tregun e talenteve dhe mundësive.
Mirëpo, në po të njejtin shënim…
Askush s’e di bëjnë në të vërtetë.
Sigurisht, disa dinë më shumë se të tjerët, por askush nuk është zoti i asaj që bëjnë. Në fakt, të thuash se je mjeshtër është një shenjë se nuk je. S’e them këtë për të tingëlluar pesimist; e them për t’ju përkujtuar se anija me të cilën udhëton është e mbushur me njerëz sikur ju. Secili shtiret në shkallë të ndryshme dhe, përderisa brendësia e tyre shtillet, të gjithë shikojnë përreth duke menduar çdonjëri është ashtu si paraqitet. Sikur ti. Ne të gjithë po mundohemi të mbijetojmë. Duke thënë këtë, marrja e vendimeve, kur nuk je plotësisht i sigurt cilat janë të duhurat, mund të jetë e vështirë. Pjesa më e rëndësishme e këshillës që kam marrë ndonjëherë lidhur me marrjen e vendimeve ishte nga nëna ime.
“Një vendim i madh s’mund të definojë jetën tënde”.
Do të zgjohesh në mëngjesin e ardhshëm dhe do të marrësh tjera vendime, dhe të tjera pas tyre. Deri te situata për të marrë vendim mund të vish shumë lehtë, të zgjedhësh një drejtim në një kryqëzim që ti beson se do t’ia ndryshon kahjen jetës sate. Puna është se, pasi të zgjedhësh atë rrugë, pastaj ty të duhet të zgjedhësh për hapin tjetër të radhës? A është ai hap drejt pyllit? A është poshtë rrugës? A është prapa te kryqëzimi i mëparshëm? Apo do të hidhesh në lum? Kush e di! Por të gjitha këto janë zgjedhje që duhet të bësh pas atij vendimi të madh në “kryqëzim”. Mos vë shumë aksione te një vendim. Zgjedh një drejtim dhe noto drejt ti. Bregu që gjen është bregu në të cilin ti duhet të jesh aty. Nëse vendos për të urryer atë tokë, atëherë kthehu në ujë dhe provo përsëri.
Këshilla ime? Ju keni kohë. Merrni frymë. Do të bëhet ashtu si duhet. Nëse ka një mësim për të marrë këtu është se, nëse unë mund ta bëj atë, mundeni pra edhe ju. Një vullnet për të punuar fort dhe një optimizëm i pashuar ishin mjetet e mia të vetme, por vetëm këto mjete të nevojiten. Vazhdo. Vazhdo. Dhe kur duket sikur gjë më s’lëviz, vazhdo edhe njëherë. Thuaj po. Inspiro dhe inspirohu. Beso në të tjerët dhe lëri të tjerët të besojnë në ty. Shtiru. Deri sa. Të bëheni. Ashtu. Zgjedhni lumturinë para të tjerave dhe jini optimistë. Gjërat do të shkojnë në favorin tënd – ji i sigurt për këtë.
Përkthyer në gjuhën shqipe nga F.Klinkau | ekonomia-islame.com
Alex Whitcomb
Burimi: https://medium.com/s/story/so-youre-lost-in-your-twenties-this-can-help-8543519677d4