Ballina Lajme Haradinaj priti në takim biznesmenët turq të MUSIAD

Haradinaj priti në takim biznesmenët turq të MUSIAD

Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (MUSIAD) të kryesuar nga kryetari i degës për Ballkanin, Bilal Kara.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (MUSIAD) të kryesuar nga kryetari i degës për Ballkanin, Bilal Kara.

Në një njoftim nga Kryeministria e Kosovës bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj gjatë këtij takimi i njoftoi biznesmenët për agjendën e qeverisë në përgjithësi dhe në veçanti fokusin në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve të huaja direkt.

“Jemi të angazhuar në hartimin dhe plotësimin e legjislacionit i cili do të ndihmojë krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm potencialë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova ka shumë arsye për të investuar në të si resurset natyrore, taksat e ulëta, numri i madh i të rinjve të motivuar dhe energjik për punë si dhe përkrahja e madhe institucionale ndaj bizneseve.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast potencoi angazhimin maksimal të Qeverisë në fuqizimin e sektorit privat dhe e mirëpriti interesimin e Industrialistëve dhe Biznesmenëve nga MUSIAD, për mundësinë e investimeve në Kosovë, duke thënë se Kosova është ambient i favorshëm për zhvillim të biznesit.

Ndërkaq, Bilal Kara, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shoqatës që drejton për mundësinë e investimit në Kosovë. (AA)

Artikulli paraprakErdoğan: Turqia përgjigje të gjithëve me rritjen e saj ekonomike
Artikulli tjetërBehgjet Pacolli: Mos u mashtroni me Bitcoin, është një piramidë që do të bie