Behgjet Pacolli: Mos u mashtroni me Bitcoin, është një piramidë që do të bie

Behgjet Pacolli pasi ka promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit” në ambientin e Kolegjit AAB, duke folur para studentëve, ndër të tjera ka dhënë edhe vlerësimet e tij për monedhën virtuale Bitcoin.

Pacolli ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, pasi që, sipas tij, monedhat virtuale nuk zgjasin suksesshëm.

“Mos lakmoni në Bitcoin. Është valutë virtuale që funksionon në ujdhesa, por në momentin që dalin prej atij sistemi dhe fillon të mirret paraja e gatshme që është investuar, aty piramida fillon të bjerë”, ka thënë Pacolli.

Artikulli paraprakHaradinaj priti në takim biznesmenët turq të MUSIAD
Artikulli tjetërKërkesa e madhe nga Kina rrit çmimin e gomerëve në Nigeri