Gruri, “dorëzimi” i parë i BE-së

Anëtarët e Bashkimit Evropian janë nën presionin e partnerëve të tyre afrikanë, të cilët, para luftës në Ukrainë, importonin më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Ukraina ose Rusia.

Komisioni Evropian u propozoi anëtarëve të BE-së që të lirojnë “fonde të caktuara” nga bankat ruse të ngrira nga sanksionet për të ndihmuar në rivendosjen e tregtisë në produktet bujqësore dhe ushqimore, duke përfshirë drithërat dhe plehrat, sipas një dokumenti të parë nga AFP.

“BE-ja dëshiron ta bëjë krejtësisht të qartë se asgjë në sanksionet nuk e pengon transportin e grurit nga Rusia apo Ukraina”, tha një diplomat evropian i paidentifikuar për agjencinë franceze.

Evropianët janë nën presionin e partnerëve afrikanë, të cilët, para luftës në Ukrainë, importonin më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Ukraina ose Rusia.

“Autoritetet kompetente të shteteve anëtare mund të miratojnë lirimin e disa fondeve të ngrira ose burimeve ekonomike që u përkasin bankave, pasi të përcaktojnë se këto fonde janë të nevojshme për blerjen, importin ose transportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, duke përfshirë drithërat dhe plehrat për shtetet anëtare”.

Diplomati i paidentifikuar tha se kjo do të zbatohej për shtatë banka ruse dhe shtoi se vendet anëtare duhet të vendosin për këtë së shpejti./tesheshi/

Artikulli paraprakHava Maloku, shqiptarja e vetme pjesë e rrjetit të famshëm social, LinkedIn
Artikulli tjetërDisa këshilla për menaxhimin e financave personale