Google: Së shpejti do t’i hapim veturat tona përmes softwerit Android

Kompania Google ka zyrtarisht e ka bërë të ditur versionin e saj të CarKey, një tipar i bërë publik më herët nga kompania tjetër Apple për hapjen e veturave që, natyrisht, do të funksionojë duke përdorur softwerin Android.

Vitin e kaluar, Apple bëri të ditur një mënyrë për të hapur veturën dhe këtë vit Google bëri të njëjtën gjë gjatë një konference. Sipas kësaj kompanie Android 12 do të ketë teknologji dixhitale të çelësit që mund të hapë, mbyllë si dhe ta ndezë veturën. Google thotë se ky cilësim i ri përdor UWB, apo teknologjinë Ultra Wideband, që do të thotë se mund ta hapë veturën duke mos e nxjerrë telefonin nga xhepi – nëse, natyrisht, telefoni juaj ka një çip UWB. Nëse jo, atëherë hapja e veturës do të bëhet duke klikuar mbi ekranin e telefonit. Njëkohësisht ekziston mundësia që ta ndani çelësin tuaj virtual të veturës me miqtë dhe familjen nëse edhe ata kanë nevojë për një gjë të tillë ndonjëherë.

Sipas Google, trasnmeton Engadget, çelësat digjital të veturave do të vijnë më vonë gjatë këtij viti në modelet ‘e zgjedhura’ Pixel dhe Samsung Galaxy. Problemi është se asnjë Pixel nuk ka përdorur teknologjinë UWB deri më sot, që do të thotë se ky mund të jetë Pixel 6 dhe disa nga cilësimet kryesore të tij. Apple ka vendosur UWB në modelet iPhone 11 dhe iPhone 12, duke mundësuar gjëra të tilla si AirTags, karakteristika të përmirësuara të komunikimit të iPhone dhe HomePod mini, dhe, ndër të tjera, një çelës digjital për vetura.

Prodhuesit e automjeteve do ta duhet të aktivizojnë funksionin dhe veturat e tyre do të duhet ta suportojnë atë, që do të thotë se do të duhet të presim pak para se të gjithë të fillojmë të hapim  veturat tona me softuerin e Google. Sipas burimit në fjalë, BMW është partneri i parë që mbështet softuerin e Google, megjithëse kompania thekson se po bashkëpunon me disa prodhues të tjerë anonimë të veturave.

Google gjithashtu ka njoftuar një cilësim që do të jetë më i dobishëm pak më parë – Fast Pair është një teknologji që lejon lidhje më të shpejtë me pajisjet Bluetooth dhe vjen te veturat e markës BMW dhe Ford. Me këtë shpresohet të bëhet lidhja me veturën në mënyrë shumë më elegante. /kallxo/

Artikulli paraprakFondi Norvegjez i Pasurisë përjashton kompanitë izraelite për ‘shkeljet e të drejtave të njeriut’
Artikulli tjetërMiliarderët e vaksinave