Globalizimi: MNC-të dhe TNC-të: Roli dhe ndikimi i tyre shoqëror dhe ekonomik në vendet pritëse

Në vitin 1994, Kevin Carter, një fotograf i pavarur nga Afrika e Jugut, bëri një fotografi tronditëse që tregon një vajzë sudaneze që po zvarritej drejt një qendre ushqimi, e cila ndodhej një kilometër larg. Po ashtu, në fotografi ishte një shqiponjë që priste që fëmija të vdiste që të mund ta hante.

Fotografia tronditi të gjithë botën. Askush nuk e di se çfarë ndodhi me fëmijën, duke përfshirë fotografin, i cili u largua nga vendi menjëherë pas kapjes së momentit. Fotografia fitoi çmimin Pulitzer dhe u botua në New York Times.

Tre muaj më vonë, Carter bëri vetëvrasje për shkak të depresionit.

Kjo është bota e sotme: Një ngjarje e trishtuar në Sudan, e kapur nga dikush që nuk ka asnjë lidhje me ata që janë përfshirë në ngjarje, dhe ai e shpërndan lajmin dhe imazhet e asaj ngjarjeje kudo në botë.

Njerëzit që jetojnë mijëra kilometra larg vendit të ngjarjes, e shohin, ndihen të trishtuar për të; disa madje kanë ndërmend të veprojnë, por nuk veprojnë.

Jeta është kaq e shpejtë, ngjarjet ndodhin aq shpejt dhe secili ka kaq shumë gjëra për të arritur në një periudhë kaq të shkurtër kohe, që na lejon të mendojmë pak për të tjerët. Po, ka njerëz që kanë nevojë për ne, për vëmendjen, ndihmën dhe mbështetjen tonë, por pastaj kemi objektivat tonë, afatet, ambiciet dhe interesat tona. Që të jemi në majë, duhet të ndjekim qëllimet tona personale, objektivat korporative, interesat kombëtare për këtë arsyje duhet të injorojmë disa fakte për të arritur disa objektiva.

Ky është mendimi i njeriut të sotëm që jeton në fshatin global dhe në epokën e globalizimit. Po! Ka variacione dhe gradë, ashtu siç ka mësues të shpejtë dhe të ngadaltë, por trendet po bëhen të njëjta në të gjithë botën. Më poshtë do të diskutojmë procesin e vazhdueshëm të globalizimit me theks në pyetjet në vijim: Çfarë është globalizimi dhe cilësia e tij? Kush janë palët e përfshira në këtë proces? A është procesi duke çuar në një botë më të mirë? A do të ndihmojë për të promovuar harmoni dhe integrim global, a do të ndihmojë për të zhvilluar të gjitha shoqëritë dhe vendet, në mënyrë që të eliminohet varfëria, uria, sëmundjet dhe të gjitha të këqijat me të cilat njerëzit përballen, apo do të zvogëlojë pabarazitë e të ardhurave që ekzistojnë?

Khalid Rahman

Artikulli paraprakGlobalizimi: Bekim apo mashtrim?
Artikulli tjetërGlobalizimi: Roli i myslimanëve