Ballina Financa Kriptovaluta Gates kundër Musk: Dueli më i pasur në botë rreth Bitcoin

Gates kundër Musk: Dueli më i pasur në botë rreth Bitcoin

‘’Vetëm në qofsh njeriu më i pasur në botë , duhet të blesh Bitcoin,’’- shprehet Bill Gates, i treti më i pasuri në botë. Me një rritje prej 400% në vetëm një vit, Bitcoin ka tërhequr pas vetes investitorë dhe ekonomistë pas vetes.

‘’Nuk shqetësohem për Elon Musk, se ka shumë para, por shqetësohem për njerëzit e thjeshtë që i ka kapur mania për të investuar në kriptomonedhë. Bëni kujdes!’’- u shpreh Bill Gates për Bloomberg.

Musk me një vlerë posedimi prej 186 miliardë dollarë ka ndikuar shpeshherë në rritjen e vlerës së Bitcoin, që nga një postim i thjeshtë në Twitter dhe deri tek investimi 1.5 miliardë dollarë para pak javësh. Miliarderi Warren Buffet shprehet se paratë digjitale nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk sjellin asgjë të mirë. Ndërkohë, sekretarja e thesarit në SHBA, Yellen, tha se është joeficente të investosh në Bitcoin.

Ky debat do të vazhdojë të ekzistojë përderisa kompanitë po mendojnë të përdorin Bitcoin si formë pagese dhe Bankat qendrore në Europë apo New York po mendojnë të përshtatin sistemet e tyre me valutën në linjë.

Por me gjithnjë e më shumë kompani që fillojnë të pranojnë Bitcoin – siç kanë kohët e fundit PayPal Holdings Inc., Visa Inc. dhe MasterCard Inc. – shenja ka fituar pranim më të gjerë. Ndërsa bankat qendrore, duke përfshirë Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Evropiane, po studiojnë se si të dixhitalizojnë monedhat e tyre sovrane, dhe firma të tilla si Fidelity Investments Inc. nisin fonde duke i lënë investitorët të shtojnë kriptovaluta në portofolet e tyre, debati është këtu për të qëndruar. /BM/

 

BLOOMBERG

Artikulli paraprak6 kriptovaluta që duhet t’i njihni (dhe që nuk janë Bitcoin)
Artikulli tjetërEkonomia gjermane tkurret me rreth 1.5% në fillim të vitit 2021