Gara drejt veprave të mira

Një fqinji im bëri një operacion në gju rreth një muaj më parë, dhe për një muaj i kam thënë vetes që të shkoj ta vizitoj. Çdo ditë e shtyja atë për të nesërmen, dhe nuk ia dola kurrë.

Javën e kaluar, bëra përgatitjet maksimale për të shkuar ta takoj dhe i thashë vetes “Nuk ka justifikime!  Duhet ta vizitoj këtë vëlla. U nisa të shkoj të fali akshamin duke planifikuar ta shoh atë pas namazit dhe subhanaAllah –  ai ishte në xhami para meje me pjesën tjetër të vëllezërve duke u ndjerë më mirë dhe i aftë për të ecur.

Allahu më faltë

U ndjeva shumë keq dhe nuk mund të ndaloja së qortuari veten që humba një shpërblim dhe mundësi kaq të madhe për të vizituar një fqinj, një vëlla musliman, në kohën kur ai kishte nevojë.

M’u kujtua hadithi Kudsij ku Allahu (Subhanehu ue teala) i thoshte një personi në Ditën e Gjykimit: “O biri i Ademit, unë isha i sëmurë dhe ti nuk më vizitove. Ai thote : O Zoti im; si mund të të vizitoj Ty dhe Ti je Zoti i botëve? Atëherë Ai do të thote : A nuk e dinit se filani robi Im ishte i sëmurë, por ju nuk e vizituat atë dhe a nuk e dinit se po ta kishit vizituar, do të më gjenit pranë tij? ” (Musliman).

Allahu më faltë

Ndonjëherë ne vazhdojmë t’i shtyjmë veprat e mira dhe vonojmë kryerjen e tyre, por a mund të garantojë ndonjë prej nesh se do të kemi nesër?

M’u kujtua hadithi i Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) i cili premtonte shpërblim të madh për dikë që viziton të sëmurin, Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: “Nuk ka asnjë musliman që viziton një tjetër në mëngjes, përveç që 70.000 engjëj të kerkojne falje për të deri në mbremje , dhe nëse ai e viziton atë natën, atëherë 70.000 engjëj kërkojnë falje për të deri në mëngjes dhe ai do të fitoje një kopsht në xhenet.” (Et-Tirmidhi).

Allahu më faltë

Duke reflektuar thellë për mosshpejtimin drejt veprave të mira me këtë rast, m’u kujtua hadithi, ku thirrësi i qiellit i thoshte të sëmurit: “Ke bërë mirë dhe ecja jote ishte në dobi dhe te mira dhe ke fituar një vend në xhenet” (Et-Tirmidhi dhe Ibn Maxhe). Pra, pse ne ende nuk vrapojmë drejt mundësive për të bërë vepra të mira të paraqitura para nesh?

Allahu më faltë

Vëllezër dhe motra, mësimi më i rëndësishëm që duhet pas parasyshe është se nuk duhet të vonojmë dhe të nxitojmë drejt veprave të mira.

Allahu thotë në Kuran: “Shpejtoni në garën për falje nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa e tërë) e qiejve dhe e tokës, e përgatitur për të devotshmit” (Al-Imran). , Kapitulli 3, Vargu 133).

Ne nuk duhet të harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Islam kanë të drejta mbi ne dhe nuk duhet të ketë justifikime për t’i kërkuar ato vepra të mira. Ju mund të keni një jetë të ngarkuar, por nëse doni të dini se çfarë do të thotë produktiviteti i vërtetë në Islam, duhet të siguroheni që të mos i humbisni këto “mundësi” dhe momente “të arta” për të qenë me vëllain dhe motrën tuaj në kohën kur ata kane nevojë.

Në fund të fundit, mund të jetë një veprim që ju shpëton në botën tjetër. Gjeni kohë për ta dhe Allahu (Subhanehu ue teala) do t’ju shpërblejë, do t’ju bekojë dhe do t’j gjejë kohë për ju inshaAllah.

Shpresoj që ky mesazh t’ju nxitë për të garuar drejt veprave të mira dhe të bëhet shkak që Allahu të më falë mua.

Përktheu :EKONOMIA ISLAME
Shkruar nga : Mohammed Faris

Artikulli paraprakHUADHËNIA DHE TRANSFERIMI I PARAVE
Artikulli tjetërKujdes! AUV me njoftim për produktet Kinder, thotë se janë larguar nga tregu