Funksionimi i sigurimeve islame dhe disa keqkuptime rreth tyre

Sigurimet islame për nga perspektiva ekonomike dhe financiare, luajnë një rol të rëndësishëm në
zhvillimin ekonomik të vendit, sepse fondet që janë afatgjata në formë të kontributeve,

Sigurimet islame për nga perspektiva ekonomike dhe financiare, luajnë një rol të rëndësishëm në

zhvillimin ekonomik të vendit, sepse fondet që janë afatgjata në formë të kontributeve, shërbejnë për

investime të cilat janë të pranuara sipas parimeve islame.

 

Funksionimi i sigurimeve kryesisht përbëhet nga sektori komercial privat apo edhe qeveritar, duke u bazuar në parimet islame të financimit, që ndahen në: el-Tekaful, elmudarebeh, dhe teberru’.

 

‘Tekaful’ si bazë për sigurimet islame

 

‘Takaful’ ka kuptimin garantim apo sigurim i përbashkët. Koncepti ‘Tekaful’ mbështetet në parimet e kooperimit, ndihmë e dyanshme dhe ndarje e përgjegjësisë. Të gjitha këto parime kanë për qëllim arritjen e vlerave dhe praktikave që janë të dobishme për të gjithë. Kontrata e sigurimit bazuar në parimet e ‘El-Mudarebeh’-ut.

 

Si një projekt biznesi, kontrata në ‘Tekaful’ bëhet në konceptin e ‘Mudarebeh’. Në këtë rast kompania e sigurimeve është ‘Al-mudarib’, që do të thotë se kompania është vetëm udhëheqëse e projektit dhe jo pronare e pasurisë, ndërsa pjesëmarrësi në sigurim është ‘Sahibul-mal’, që do të thotë se është njëri prej aksionarëve me ofrim të kapitalit dhe pret që në fund realizimi i fitimit të ndahet në mes tyre.

 

Ndarja e fitimit, në konceptin e mudarebes në çdo biznes, është ndarje në mes investitorit dhe punëkryesit. Kontrata përmban çdo detaj për rolin dhe përgjegjësitë e të dy palëve, kush bart dhe sa është përgjegjësia dhe si do të ndahet fitimi në investime dhe mbetja e fondit të pa harxhuar, për kompensimin e dëmeve.

 

Koncepti i ‘Teberru’

 

Bazuar në këtë kontratë, pjesëmarrësi pranon të jape një pjesë të shumës apo këstesh të kontributit si donacion për t’i shërbyer qëllimit të sigurimit të përbashkët në konceptin e ‘Tekaful’-it. Ndarja e profitit apo ‘surplusit’ në konceptin ‘Mudarebeh’ nga operatori i ‘Tekaful’-it pasi të jenë kompletuar obligimet për ndihmë të pjesëmarrësve.

 

‘Tekaful’- mund të shihet si një plan financiar, në të cilin një grup i njerëzve pajtohen për një pjesëmarrje që siguron asistencë financiare për pjesëmarrësit në kohën kur janë të nevojshëm. Në esencë, funksionimi i sigurimeve islame mund të përshkruhet si një biznes që mishëron virtytin e kooperimit, ndihmës së përbashkët dhe ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet pjesëmarrësve, për qëllime të sigurimit të përbashkët në raste fatkeqësish, duke u mbështetur në ajetin kuranor: “… Ndihmohuni në mes jush me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…” (El Maide : 2)

 

Llojet e sigurimeve

 

1. Family tekaful business

Siguron ‘sigurimet familjare’, të cilat janë kontrata afatgjata në ‘Mudarebeh’, përfshirë sigurimet shëndetësore

dhe sigurimet pensionale. Kjo formë siguron mbështetje dhe asistencë financiare në formë beneficionesh të sigurimit në rast të vdekjes së papritur të ndonjë anëtari të sigurimit.

 

2. General tekaful business

Ky lloj, me të njëjtin parim, është mbështetje financiare në raste humbjesh apo dëmtimesh materiale. Sigurimi I shtëpive, automjeteve, e të tjera si këto.

 

Keqkuptimet rreth ‘Tekaful’it – Sigurimeve në Islam

 

Keqkuptimi nr. 1

Sigurimi është në kundërshtim me ‘Tewekulin’ – mbështetjen në Allahun Fuqiplotë. Asnjë person me veprimet e veta nuk mund ta ndryshojë Caktimin e Allahut Fuqiplotë. Nëse një person e bën sigurimin, kjo nuk ndikon në

ndodhitë e ardhshme, por njeriu është i porositur që t’i marrë të gjitha masat për mbrojtje, e nëse ndodh diçka e

papritur, ai të jetë i përgatitur për ta përballuar atë.

 

Një njeri e kishte pyetur Muhamedin a.s.: “A duhet ta lë devenë pa e lidhur dhe të kërkoj mbrojtje nga Allahu i Lartësuar apo ta lidh (devenë)?”. Pejgamberi a.s. i kishte thënë: “Lidhe devenë tënde, pastaj kërko mbrojtje nga Allahu”.

 

Keqkuptimi nr. 2

Të gjitha sigurimet janë ‘Haram’ – të ndaluara Rezoluta e Këshillit të Fikhut të Ligës Botërore Myslimane (1398 h/1978) dhe Këshilli i Fikhut i Organizatës së Konferencës Islamike (1405 h/1985) në Xhedë kanë vendosur: “…sigurimi konvencional që praktikohet aktualisht, është Haram (i ndaluar)”. Kurse “…sigurimi

 

bashkëveprues ‘Tekaful’ është i lejuar dhe është plotësisht në përputhje me parimet e Sheriatit”. Sigurimi konvencional është i ndaluar, sepse përmban në vete ‘gharar’ , ‘maysir’ dhe ‘riba’. Në dallim nga kjo, ‘Takaful’ shpërndan rrezikun sipas rregullave të Sheriatit në parimet: e ndihmës reciproke, vëllazërisë, devotshmërisë dhe sjelljes etike.

 

Keqkuptimi nr. 3

Të gjitha sigurimet janë bixhoz, që është i ndaluar në Islam. Rreziku mund të ndahet në: Rrezik i Vërtet dhe Rrezik Spekulativ Rreziku i vërtetë është ai që ka mundësi të ndodhë dhe, në rast se ndodh, kompensohet apo zëvendësohet. P.sh. rreziku nga zjarri.

 

Rreziku spekulativ përmban mundësinë e humbjes. P.sh. ndërmarrja e biznesit të ri ose luajtja në ndonjë garë kuajsh.

 

Keqkuptimi nr. 4

Të gjitha kompanitë e sigurimit tentojnë maksimizimin e profitit nga pronarët. Të gjitha kompanitë konvencionale të sigurimit synojnë maksimizimin e profitit. Këtu çdoherë ka konflikt interesash në mes pronarëve dhe atyre që janë të siguruar në kompani (aksionarëve), duke rritur çmimet dhe refuzimin e deklarimit të dëmeve.

 

* Qëllimi i ‘Tekaful’-it është mirëqenia shoqërore dhe jo profiti. Sipas konceptit të sigurimit në ‘Tekaful’, surplusi (profiti) ndahet në mes pronarëve të kompanisë dhe aksionarëve duke zbritur shpenzimet që janë bërë për sigurime dhe pagesa të shpenzimeve të kompanisë.

 

Keqkuptimi nr. 5

Të gjitha kompanitë e ‘Tekaful’-it janë të njëjta. Praktika dëshmon së kjo nuk është e vërtetë, sepse, në varësi prej shteteve ka edhe forma të ndryshme të ‘Tekaful’- it. P.sh. në Sudan është 100% ‘Tabarru’, në Malajzi dhe Bahrejn është forma ‘Mudarabah’, kurse në Arabinë Saudite forma ‘Wakalah’. Secili nga këto lloje dallon në operim nga tjetri, por të gjitha janë të pranuara.

 

Keqkuptimi nr. 6

Sigurimet janë shpikje moderne Sistemi ‘Takaful’ funksionon që prej 14 shekujsh në vendet arabe-islame, kurse sigurimet konvencionale janë një risi që i takon shekujve 17 e 18.

 

Keqkuptimi nr. 7

“Unë nuk kam nevojë për Sigurim – ‘Tekaful’ ‘Takaful’ na jep mundësinë e shfrytëzimit të vlerave të Islamit duke përfshirë vetëpastrimin. “…Ndihmohuni në mes jush në të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…” (El Maide, 2). Muhamedi a.s. ka thënë: “Ai që i plotëson një vëllai ndonjë qëllim, Allahu do t’ia plotësojë atij qëllimet e tij”.

 

Veçoritë kryes ore të sigurimeve is lame

 

a. ‘Tekaful’ largohet tërësisht nga kamata në çdo shkallë të biznesit të vet. As nuk pranon dhe as nuk jep me

kamatë. Nuk bën ndonjë investim në bonde, depozita, apo pjesëmarrje në biznese që bartin kamatë.

b. Nuk ndërmerret ndonjë biznes në mënyrë direkte a indirekte për gjërat që janë të ndaluara sipas Sheriatit.

c. Kontrata e sigurimit tenton të jetë shumë e qartë rreth kushteve të kontratës, në mënyrë që të minimizojë injorancën dhe pasigurinë rreth kontratës.

ç. Biznesi i sigurimeve ndërmerret në konceptin e Mudarebes (partneritetit).

d. Nuk ka dënime apo humbje të pagesave, nëse dorëzohet (kthehet) polica e sigurimeve. dh. Nominimi është i mirëseardhur për shkak të identifikimit të personit se kush do të marrë përfitimet në emër të trashëguesve. I nominuari nuk mund të marrë benefitet për përfitimin e vet.

e. Bordi i Sheriatit përcjell dhe mbikëqyr aktivitetet e kompanisë së sigurimeve, për të siguruar që çdo gjë është në përputhshmëri me ligjet e Sheriatit.

f. Kompania e sigurimeve islame, para se të bëjë shpërndarjen e saj, paguan zekat.

Dhe, në fund, mund të themi se sigurimet janë bërë një domosdoshmëri e kohës dhe kanë një rëndësi të veçantë, prandaj duhet shikuar si të bëhet, në mënyrën që është e lejuar sipas Sheriatit. Sigurimi na mundëson që ta

disiplinojmë veten tonë në kursime, për vetveten tonë dhe për anëtarët e tjerë të familjes si dhe për njerëzit në nevojë. Muhamedi a.s.. ka thënë: “Ai që i largon ndonjë vështirësi një besimtari, Allahu do t’ia largojë vështirësinë në Ditën e Gjykimit”.

 

‘Tekaful’ mund të jetë një mekanizëm që e zhvillon

ekonominë e një vendi duke u bazuar në parimet e Sheriatit./Dituria Islame/

 

Dr. Islam Hasani

Share !

Artikulli paraprakSigurimet bashkëkohore dhe qëndrimi i sheriatit Islam ndaj tyre
Artikulli tjetërFetva rreth punëdhënies gjatë kohës së faljes së xhumasë