Frerët e justifikimeve

Justifikimi për shkak të gjendjes psikologjike

Më kujtohet historia e një gruaje, e cila ishte mësuese e suksesshme dhe e lumtur me punën që bënte. Jeta e saj ishte e zakontë dhe e stabilizuar; ajo ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë. Pastaj ndodhi një konflikt i zakonshëm mes saj dhe drejtoreshës së shkollës, dhe gjithë përqendrimi i saj u fokusua mbi këtë konflikt që kishte nisur mes saj dhe drejtoreshës së shkollës ku punonte, derisa shkoi në atë pikë sa nuk i bëhej të shkonte më në punë. Pastaj, puna vajti deri aty sa ajo paraqiti dorëheqjen, për shkak të shqetësimit të madh që ndjente. E gjitha kjo ndodhi për shkak të një personi të vetëm… për shkak të drejtoreshës së shkollës!!

Pastaj, pasi qëndroi në shtëpi, ajo filloi të ndihej e lumtur në këtë gjendjen e saj të re, dhe kujdesej me përkushtim për fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Por, pasi kaloi njëfarë kohe në këtë gjendje, ajo filloi të ndjejë një lloj mërzie për shkak të asaj jete që po bënte. Për shkak të kësaj situate, ajo kaloi në depresion, i cili nuk po e lejonte të kthehej më në punë. Ajo harroi plotësisht se dikur punonte. Konflikti me një person të caktuar, e bëri të përqendrohej vetëm në vështirësitë që kishte hasur. Ky përqendrim i saj, bëri që gjendja e zakontë e ankthit që ajo kaloi, të kthehej në një gjendje të rëndë psikologjike; pastaj ajo u pajtua me këtë gjendje… dhe kur u pajtua me këtë gjendje, ajo filloi ta shfajësonte veten e saj me këtë justifikim… me “justifikimin e gjendjes së rëndë psikologjike”.

Artikulli paraprakGjermani: Gjykata e lartë nxjerr në pah Gjykatën e Unifikuar të Patentave të BE-së
Artikulli tjetërKëshilla e duhur për rimëkëmbjen pandemike