Forbes shkruan për biznesin e shqiptarit në New York, sukses me vlerë 85 milionë dollarë

Revista Forbes i ka dedikuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalic dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazmë” e disa prej hoteleve më të famshëm në New York e përtej. Revista shkruan për idenë gjeniale të tij që më parë nuk ekzistonte në hotelet e vendit. Sipas Forbes suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë.

Premtimi ishte vetëm 23 vjeç kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze e mbase edhe atë botërore. Një djalë i emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi që u transferua në New York në fillim të viteve nëntëdhjetë, u rrit në pjesën e prapme të kuzhinës. Babai i tij punoi një mori punësh të lidhura me restorantin përpara se të hapte restorantin e tij, ndërsa Gjonbalic punoi fillimisht në shpërndarjen ushqimi dhe më vonë menaxher.

Ajo që vërejti Gjonbalic ishte që një hotel të ketë një numër të respektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënën në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundeshin. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.

“Ata po humbnin para sepse nuk kishte asnjë përfitim. Ju keni pasur një hotel me 150 dhoma që kishte një staf të plotë, 7 ditë në javë, 3 ndërrime në ditë, duke shitur një produkt që është i disponueshëm”- thotë Gjonbalic. Nëse e heq kuzhinën, nuk mund të shesësh dot rezervime masive për grupe korporatash se duhet përfshirë në biletë mëngjesi falas. Nga ana tjetër, nëse ke kuzhinë të përhershme humbja është e garantuar. ‘ ka shtuar ai.

Kështu që në vitin 2015, Premtimi krijoi firmën Butler Hospitality, një platformë që ofronte në bazë kërkese shërbim dhome dhe oferta të ndryshme duke vepruar praktikisht si një “kuzhinë fantazëm” për hotelet në New York. Hotelet nuk kishin nevojë të shpenzonim para për të mbajtur në punë kuzhinat e tyre që nuk dihej se kur do të përdoreshin, ndërkohë që për Butler Hospitality, nëse nuk kishte kërkesë për ushqim dhome në një hotel, kishte me siguri në një hotel tjetër.

Si veprohet? Kuzhinat e hoteleve “flenë gjumë” nëse nuk ka kërkesë për ushqim dhome, apo men gjëzë masive, dreka e darka. Kështu që nuk humbasin para. Mirëpo, në letër hotelet ofrojnë ushqime nga më të mirat. Nëse vërtet ka klientë që kërkojnë të ushqehen në hotele atëherë lajmërohet Butler Hospitality. Ata vijnë marrin në dorë kuzhinën e restorantin e hotelit, sjellin gjithçka që duhet, me një ekip talentesh, dhe gatuajnë gjithçka me nivelin e yjeve të hotelit që i thërret.

Kompania operon nga katër restorante të tilla hoteli në Nju Jork, duke ofruar ushqim dhe pajisje të tjera të shërbimit në dhomë në 119 hotele dhe gjithsej mbi 30,000 dhoma. Në mesin e klientëve të saj, Mikpritja Butler numëron hotele si Hilton, Marriott, Hampton Inn dhe Holiday Inn. Gjonbalic thotë se kompania e tij çdo vit ka dyfishuar numrin e dhomave që u shërben dhe në fund të vitit 2019 kishte rreth 250 të punsuar me kohë të plotë. Suksesi në New York City ka bërë që të zgjerohet edhe në Chicago, Miami dhe D.C. Marrëveshja me hotelet është e thjeshtë dhe shumë përfituese. Butler Hospitality merr 90% të fitimeve dhe vetëm 10% u shkon hoteleve, një raport shifrash që dëshmon sesa e mirëpritur ka qenë kjo nismë nga industria e hotelerisë amerikane. Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë.

Sigurisht, ky është një vit që do të sfidojë botën e turizmit dhe hotelerisë, për shkak të epidemisë së COVID-19. Por, Gjonbalic është optimist se porosia nga dhomat e hotelit do të mbetet një kërkesë edhe në epokën e re, kur të rifillojë udhëtimi masiv. Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithçka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpirtin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalic është një nga heronjtë e kësaj bote gjithmonë të re. /BM/

FORBES

Artikulli paraprakThellohen pasojat e krizës ekonomike, 50 milionë euro më pak në ATK
Artikulli tjetërReklama e gabuar, Colgate dhe Procter & Gamble përballen në gjyq