Fitch e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale për vitin 2022

Në një raport të publikuar të hënën, agjencia ndërkombëtare Fitch e cila publikon raportin e rregullt vjetor, që njihet si “Fitch Ratings” uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale për vitin 2022 nga 4,2 në 3,5 për qind.

Agjencia thekson se procesi i rimëkëmbjes pas pandemisë së koronavirusit është ndikuar nga problemet në zinxhirët e furnizimit, gjë që nxit inflacionin.

“Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike ndaj Rusisë kanë rrezikuar furnizimet globale të energjisë. Nuk ka gjasa që sanksionet të hiqen së shpejti”, u cek ndër të tjera nga agjencia Fitch.

Duke kujtuar se Rusia plotëson 10 për qind të nevojave të botës për energji, Fitch shkruan se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit do të rrisë më tej kostot e industrisë dhe do të ulë të ardhurat reale të konsumatorëve.

Agjencia uli gjithashtu vlerësimin e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për vitin 2023 me 0,2 pikë përqindje në 2,8 për qind. /AnadalouAgency/

Artikulli paraprakPse çmimi i naftës u rrit sërish në tregun botëror?
Artikulli tjetërNdër 100 më të pasurit e botës, vetëm 14 gra