Fillon aplikimi për masa mbështetëse në sektorin e bujqësisë

Ministria e Bujqësisë nga dje ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022.

Investimet këtë vit, përmes këtij programi, kapin vlerën mbi 26 milionë euro.

Përmes këtij programi, do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në të gjithë territorin e Kosovës, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë.

Periudha e aplikimit për masat e shpallura do të jetë e hapur deri më 8 gusht.

Artikulli paraprakRritet numri i personave që përballen me uri në botë
Artikulli tjetërDollari vazhdon ta sfidojë keq Euron, kaq është dallimi