Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte informuar pas bisedimeve amerikano-ruse në Ankara këtë javë se asnjëra palë nuk do të përdorte armë bërthamore, sipas një transkripti të fjalimit të tij për gazetarët.
Në komentet që bëri gjatë kthimit nga samiti i G20, Erdogan tha se përfaqësuesit e të dy vendeve duhet të takohen më shpesh për të parandaluar një luftë tjetër botërore.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta në dekada që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt.
Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë kanë rritur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit, raporton Reuters.
Ndërkohë, presidenti turk po shërben si një amortizues diplomatik i situatës globale plot ankth.
Duke mbajtur kontakte të rregullta me Putinin, si një ndërmjetës mes Lindjes dhe Perëndimit, siç është gjeopolitiksht dhe Turqia, ai po arrin shmang deri tani agravime të mëtejshme si pasojë e luftës në Ukrainë.
Synim i tij mbetet ulja në një tavolinë e Putinit me Zelensky-n për të shkuar drejt uljes së armëve dhe rivendosjes së paqes.
Kujtojmë se garancia e tij për mospërdorim të armëve bërthamore nga dy fuqitë, Rusi dhe SHBA, vjen pas takimit në dy Turqi të dy shefave respektivë të inteligjencës, kreut të CIA-s, William Burns me homologun rus Sergey Naryshkin./tesheshi/
Comments are closed.