Eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta tejkalon 1 miliard dollarë

Kryetari i Unionit të Eksportuesve të Rajonit të Egjeut, Hayrettin Uçak tha se eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta tejkaluan 1 miliard dollarë.

Eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta të Turqisë kaluan 1 miliard dollarë.

Kryetari i Unionit të Eksportuesve të Rajonit të Egjeut, Hayrettin Uçak tha se eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta tejkaluan 1 miliard dollarë.

Në deklaratën me shkrim Uçak tha se Turqia gjatë periudhës janar-28 gusht të këtij viti shënoi rritje në eksportet e fruta-perimeve dhe nënprodukteve me 6 për qind dhe kapi shifrën prej 1.24 miliardë dollarëve.

Ai bëri të ditur se produktet më të eksportuara ishin domatet dhe frutat e thata, lëngjet dhe koncentratet e frutave, lëngjet dhe pijet e gazuara, turshitë, salcë domateje dhe konservat e perimeve.

Duke bërë të ditur se 40% e eksportit të nënprodukteve u realizuan nga Rajoni i Egjeut, Kryetari i Unionit të Eksportuesve të Rajonit të Egjeut, Hayrettin Uçak tha: “Në 7 muajt e parë kemi realizuar një eksport në 171 vende, saktësisht prej 143 milionë dollarësh në Gjermani, 106 milionë në Shtet e Bashkuara të Amerikës, 91 milionë dollarë në Irak, 67 milionë dollarë në Angli dhe 59 milionë dollarë në Holandë”.

Artikulli paraprakJeff Bezos thyen rekordin e pasurisë së tij, fitime të larta gjatë COVID-19
Artikulli tjetërBANKA BOTËRORE PEZULLON RAPORTIN ‘DOING BUSINESS’, PARREGULLSI E TË DHËNAVE