BANKA BOTËRORE PEZULLON RAPORTIN ‘DOING BUSINESS’, PARREGULLSI E TË DHËNAVE

Banka Botërore ka pezulluar botimin e indeksit të saj botëror të klimës së biznesit, pasi ka identifikuar “parregullsi” në të dhënat e saj, që mund të kenë ndikuar në renditjen e katër vendeve.

Raporti vjetor “Doing Business”, i nisur në vitin 2002, është bërë një matës me ndikim për të vlerësuar mjedisin e biznesit dhe konkurrencën relative të vendeve.

“Një numër i parregullsive janë raportuar në lidhje me ndryshimet në të dhënat në raportet ‘Doing Business 2018’ dhe ‘Doing Business 2020’, të botuara në muajin tetor 2017 dhe 2019. Ndryshimet në të dhënat nuk ishin në përputhje me metodologjinë e ‘Doing Business’. Ne do të veprojmë bazuar në gjetjet dhe do të korrigjojmë përkatësisht të dhënat e vendeve që ishin më të prekura nga parregullsitë”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.

Sipas raportit të fundit, Kosova radhitet në pozitën e 57-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 44-të ku ka qenë vitin e kaluar.

Artikulli paraprakEksporti i frutave dhe perimeve të freskëta tejkalon 1 miliard dollarë
Artikulli tjetërBien çmimet e konsumit në Gjermani