Ekonomia në Itali tkurret për 12,8 për qind në tremujorin e dytë

Sipas të dhënave përfundimtare të ISTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonal dhe kalendarik në vend është tkurrur për 12,8 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e kaluar.

 

Romë

Ekonomia në Itali tkurret për 12,8 për qind në tremujorin e dytë për shkak të ndikimit të koronavirusit të ri (COVID-19), më shumë se sa pritej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave përfundimtare të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonal dhe kalendarik në vend është tkurrur për 12,8 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e kaluar.

Pritja e tregut ishte për një tkurrje prej 12,4 për qind.

Ekonomia e tretë e Eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës, në tremujorin e parë ishte tkurrur për 5,5 për qind.

Kontributi negativ, në baza tremujore erdhi nga tregtia e jashtme. Në tremujorin e dytë eksporti ra 26,4 për qind dhe importi 20,5 për qind. Kjo ndikoi negativisht ne PBB.

Qeveria italiane pret që për shkak të ndikimit të COVID-19, ekonomia në vend të tkurret për 8 për qind, duke pritur që të ulet edhe më shumë.

Ndërsa Komisioni Evropian pret që ekonomia italiane të tkurret për 11,2 për qind. /AA/

Artikulli paraprakHilet për shmangien e kamatës në kohën e Italisë dhe fetvaja
Artikulli tjetërZVICRA ME EKONOMINË MË TË QËNDRUESHME NË BOTË