Ekonomia greke u rrit mbi 13 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë dhe do të vazhdojë të rritet me një rritje dyshifrore në tremujorin e tretë, sipas një raporti të Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG).
Banka mban të njëjtin parashikim për rritjen e përgjithshme prej 5.7 për qind për të gjithë vitin, megjithatë ka pasiguri në lidhje me pandeminë.
Ecuria e procesit të vaksinimit do të jetë vendimtare nëse ekonomia do të ruajë ritmin e saj të rritjes, thonë analistët e bankës.
Qeveria parashikon një rritje prej 3.6% nga viti në vit, por pritet që të rishikojë vlerësimin e saj edhe më pozitivë kur të paraqesë projektbuxhetin e vitit 2022 në Parlament në fillim të Tetorit.
Instituti i Statistikave ELSTAT do të publikojë të dhënat e tremujorit të dytë më 7 shtator.
“Hapja e ekonomisë … çliroi një pjesë të kërkesës për mallra, veçanërisht për shërbime,” thuhet në raport./ Ekathimerini