Edhe në Gjermani po flitet për varfëri…fëmijësh

Gjithnjë e më shumë fëmijë në Gjermani janë në rrezik të varfërisë, raportojnë mediat gjermane, duke thënë se kjo përqindje në vitin 2021 ishte 20.8 për qind.

“Në vitin 2021, 20.8% e të miturve në Gjermani jetonin në familje të prekura nga varfëria”, raportojnë mediat, duke cituar informacionin e lëshuar nga qeveria gjermane me kërkesë të partisë së Majtë.

Sipas statistikave aktuale, një familje me më pak se 60% të të ardhurave mesatare konsiderohet e varfër. Për një familje me katër anëtarë, ky kufi në Gjermani është 2904 euro në muaj.

Përqindja e të miturve që jetojnë në rrezik të varfërisë është rritur nga 19.7 në 20.8 për qind që nga fillimi i matjes së kësaj vlere në vitin 2015.

Kryetari i klubit përfaqësues të partisë së Majtë, Dietmar Bartsch, paralajmëroi në të përditshmen Augsburger Allgemeine për mundësinë e shtrëngimit shtesë të situatës financiare për familjet me fëmijë.

“Për shkak të inflacionit dhe rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë, rreziku i shtimit të numrit të fëmijëve që jetojnë në varfëri po rritet”, tha Bartsch.

Ai kërkoi nga qeveria gjermane, krahas masave standarde të mbështetjes financiare për qytetarët, të vendosë një mekanizëm të veçantë që do të mbronte fëmijët nga varfëria për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimit të energjisë./tesheshi/

Artikulli paraprakNjë kompani amerikane do të investojë 800 milionë €, punësohen deri 5 mijë persona, paga minimale 800 euro
Artikulli tjetërProdhimi i Brendshëm Bruto në Kosovë arrin në rreth 8 miliardë euro, për kokë banori është mbi 4 mijë euro