Një e dhënë e fundit tregon se Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, ka një produkt të brendshëm bruto (PBB) prej 256 miliardë dollarë, shifër kjo sa ajo e tetë vendeve të Ballkanit të marra së bashku, të cilat e kanë 253 miliardë dollarë.
Soner Cagaptay, drejtor i programit të kërkimit turk në Institutin për Politikën e Lindjes së Mesme në Uashington, njoftoi në Twitter se PBB-ja e Stambollit është më e lartë sesa në Shqipëri, Bullgari, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Mali i Zi.
Sipas Bankës Botërore, PBB e Turqisë vitin e kaluar ishte 740 miliardë dollarë,.
Stambolli ka një popullsi prej 15.5 milion, dhe tetë vendet së bashku kanë një popullsi prej 28.6 milion. /tesheshi.com/