Dubai do të formoj një organ për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve dhe për të siguruar tregti të drejtë

Dubai do të themeloj një njësi të veçant e cila do të jetë e dedikuar specifikisht për të siguruar mbrojtjen e konsumatorit si dhe për të vënë në praktik rregullat e tregtisë së drejtë në Emiratet Arabe.

Sheiku Hamdan bin Mohammed, i cili është Princi i Kurorës së Dubait dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit Ekzekutiv, e drejtoi formimin e organit të specializuar këtë të enjte, në bazë të një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Medias në Dubai.

Ky organ synon të mbështesë fuqishëm rritjen ekonomike në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar stabilitet dhe qëndrueshmëri të bizneseve si dhe duke ofruar “mundësi të reja për moshat e reja, në kuadër të sektorit të biznesit”.

“Sektori i tregtisë është shtylla kurrizore e ekonomisë sonë. Sot, Dubai shërben si një bazë për kompanitë globale, rajonale dhe ato lokale, për të shfrytëzuar mundësitë në tregjet më atraktive të botës dhe në tregjet me rritjen më të shpejtë në botë,” tha Sheikh Hamdan.

“Ne vazhdojmë ta forcojmë pozicionin tonë si lider global në mbështetjen e bizneseve, për të rritur suksesin dhe shkallën e inovacionit të tyre. Ne duam që të ndërtojmë një sistem të integruar, i cili mbështet mundësitë e barabarta dhe garanton mbrojtjen e të drejtave të biznesit dhe të drejtat e konsumatorëve.

“Në të njëjtën kohë, ne synojmë të krijojmë një mjedis optimal për të stimuluar zhvillimin e burimeve njerëzore dhe atyre të aftësive logjistike, në mënyrë të integruar. Dubai ka demonstruar vazhdimisht aftësinë e tij për t’u përshtatur me ndryshimet si dhe për të ndërtuar mundësi të reja në sektorë të ndryshëm ekonomik.

Këshilli Ekzekutiv miratoi objektivat e organit të sapo-themeluar, i cili është i fokusuar në reduktimin e praktikave të anti-konkurrencës, shqyrtimin dhe zhvillimin e politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit si dhe atyre rreth edukimit të konsumatorëve në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, thuhet në deklaratë.

Departamenti i ri gjithashtu, do të sigurojë pajtueshmërinë e ndërmarrjeve tregtare me ligjet të cilat bëjnë rregullimin e bizneseve, duke forcuar vetë-monitorimin e korporatave nëpër institucione si dhe do të sigurojë një përvojë rreth shitjes me pakicë në Dubai, për komunitetin lokal dhe për atë global.

Fuqia ekonomike e Dubait, e nxitur nga iniciativat e qeverisë dhe qëndrueshmëria e sektorit të biznesit, është reflektuar në indekset globale.

Emiratet në kohën e fundit u renditën në mesin e 35 qyteteve më të mira në botë për tërheqjen e kapitalit sipërmarrës dhe financimin e bizneseve fillestare, sipas Indeksit të Inovacionit në Biznes, i harutar për hernë e parë nga platforma financiare Finom me qendër në Hollandë.

Në nëntor u publikua, Indeksi i Inovacionit të Dubait, një raport i cili është hartuar nga Oda Ekonomike e Dubait dhe PricewaterhouseCoopers, në bazë të së cilit shifet se Emiratet gjatë vitit 2020 udhëhoqën botën arabe në inovacion dhe u pozicionuan në vendin e 20, në renditjen globale. Dubai u rendit përpara qyteteve të njohura botërisht siç janë Pekini, Shangai dhe Sao Paulo, duke shënuar rezultate të larta në fushat e infrastrukturës, qeverisë dhe shoqërisë. /thenationalnews/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprak10 kompanitë më inovative në inteligjencën artificiale për vitin 2022
Artikulli tjetërUkraina nis me tren në Evropë, eksportin e drithërave të para që nga fillimi i luftës