Për herë të parë në 20 vjet dollari amerikan ka arritur vlerën e euros, duke u barazuar.
Trendi i rritjes së dollarit kërcënon të dëmtojë kompanitë amerikane sepse mallrat e tyre bëhen më të shtrenjta për blerësit e huaj. Nëse eksportet e SHBA-së do të dobësoheshin si rezultat i kësaj, po ashtu do të dobësohej edhe ekonomia tashmë e ngadalësuar e SHBA-së.
Megjithatë, ka edhe një anë pozitive për amerikanët: Një para më e fortë siguron lehtësim modest nga inflacioni, sepse mallrat e shumta që importohen në SHBA – nga makinat e kompjuterët te lodrat e pajisjet mjekësore – bëhen më pak të shtrenjta. Një dollar i forcuar ofron gjithashtu përfitime për turistët amerikanë që vizitojnë bukuritë në Europë, nga Amsterdami në Athinë.
Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e parave amerikane kundrejt gjashtë monedhave kryesore të huaja, është rritur me gati 12% këtë vit në një nivel më të lartë në dy dekada. Dollari në euro tani dallon shumë në krahasim me vitet e kaluara, euro tani vlen pak më pak se 1.02 dollarë.
Dollari po rritet për shkak të përpjekjeve që SHBA po bën për të ulur inflacionin.