Ballina Fokus Disa truke të vogla që t’u shpëtoni temperaturave të ulëta dhe faturave...

Disa truke të vogla që t’u shpëtoni temperaturave të ulëta dhe faturave të larta

Në  muajin tetor temperaturat kanë filluar të bien. Po ashtu ka filluar të rritet frika për rritjen e faturave të energjisë, sidomos për ata që gjatë dimrit ngrohen me rrymë elektrike. Është e rëndësishme që familjet të dinë si t’i mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta.

Ka disa mënyra, disa truke që ndihmojnë për të ruajtur nxehtësinë në shtëpi. Më poshtë po rreshtojmë disa prej tyre.

•Përdorni perdet tuaja
Nxehtësia nga dielli është falas, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Hapni perdet tuaja dhe lëreni dritën e diellit të hyjë gjatë ditës për të shfrytëzuar këtë nxehtësi të lirë. Kur errësohet, mbyllni perdet tuaja, të cilat veprojnë si një shtresë tjetër izolimi dhe ruajnë ngrohtësinë në dhomat tuaja.

•Izoloni çdo hapësirë në kornizën e dritares, apo të dyerve
Edhe një hapësirë e vogël mund të lejojë që nxehtësia të largohet dhe të hyjë ajri i ftohtë.

•Mbuloni dyshemetë tuaja me tapete dhe qilima
A e dini se nxehtësia mund të ikë përmes dërrasave të dyshemesë, ose nga i ftohti i pllakave? Për të parandaluar, duhet të përdoren qilima prej pëlhure që ofron izolim për të ndihmuar në ruajtjen e të ngrohtit. Për më tepër, qilimat ndjehen të këndshëm dhe komod në këmbët tuaja.

•Uleni temperaturën
Kjo mund të duket paksa paradoksale, por duroni. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi më parë një temperaturë minimale prej 21°C në dhomën e ndenjes, por Shëndeti Publik në Angli e rishikoi këtë në 18°C ​​në vitin 2014. Dhe hulumtimet tregojnë se ulja e termostatit me 1°C mund të zvogëlojë faturën e ngrohjes deri në 10%. Kështu që mbajeni numrin në 18°C, kurseni para dhe shmangni ndikimet negative të një shtëpie të ftohtë./theconversation

Artikulli paraprakSi të ndihmoni një mik, i cili sapo ka humbur vendin e punës
Artikulli tjetërA lejohet të punohet në bankë në sektorin e IT-së?