Dëshironi të qëndroni të shkathët në një ekonomi të dobët? Mendoni si një startup

NGA SHAMA HYDER

Startup-et janë të prirur të lulëzojnë në kohë të vështira ekonomike, sepse janë të zhdërvjellët. Ata kanë avantazhin e shpenzimeve të ulëta, veprime të thjeshta dhe mentalitetin për të bërë atë që duhet. Kjo është arsyeja pse, në një ekonomi në rënie, lindin startup-et. Si një sipërmarrës dhe një tregtar që ka ndihmuar si startup-et, ashtu edhe kompanitë e vjetra të përparojnë me shpejtësi në nivelin tjetër, kam parë biznese që përqafojnë shpejt dhe me lehtësi ndryshimin, lëvizin me shpejtësi drejt strategjive të reja dhe lulëzojnë — edhe në kohë të pasigurta.

Megjithatë, këto strategji të rritjes së shpejtë nuk janë vetëm për bizneset e reja. Kur ekonomia pëson një rënie dhe tregu është i paqëndrueshëm, kompanitë e vjetra, bizneset e vjetra dhe madje edhe drejtuesit e industrisë duhet të shohin drejt strategjive të reja për të qëndruar në treg. Ndërmarrjet dhe kompanitë e mesme duhet të kthehen në rrënjët e tyre – edhe nëse ato rrënjë janë me dekada pas tyre – dhe të përqafojnë mendjësinë e urisë fillestare për t’u rritur.

Filloni duke analizuar proceset thelbësore.

Një gjë e përbashkët e të gjitha startup-eve është se në fund të ditës, ata i plotësojnë objektivat. Për t’u bërë më të shkathët, shikoni së pari proceset dhe sistemet tuaja thelbësore. Pagesat, menaxhimi i proceseve të punës, komunikimet, e kështu me radhë. Udhëheqësit e startup-eve, veçanërisht tani, dinë se si t’i mbajnë këto procese në lëvizje, pa i penguar në planet e mëtejshme — në fund të fundit, ata janë ende në fillimet e biznesit. Nëse nuk ecin përpara, do të dështojnë sepse nuk kanë një reputacion të krijuar prej kohësh në biznes.

Kompanitë humbasin shkathtësinë kur u kthehen proceseve të vjetra. Për shembull, kontroll i pagesave është kur ju siguron të verifikoni që klientët po paguajnë faturat e tyre — dhe kompania juaj po paguhet – por kësaj mund t’i mungojë inovacioni. Nevojiten metoda praktike dhe të thjeshta.

Puna e reduktuar administrative, rritja e kënaqësisë së klientit dhe pagesat në kohë kontribuojnë në stabilitetin financiar dhe rezultate më të shpejta të biznesit.

Mendoni përtej bazave

Udhëheqësit e startup-eve janë të njohur për gatishmërinë e tyre për të provuar sisteme të reja. Shumë kompani tashmë përdorin sisteme digjitale të menaxhimit të projekteve, sisteme të automatizuara të administrimit, sisteme të burimeve njerëzore dhe sisteme të menaxhimit të informacionit, por për të qenë vërtet i shkathët, duhet të mendoni edhe përtej.

Nëse kompania juaj është në një fushë më të re, si teknologjia, ose një fushë tradicionale, si mjekësia, ju duhet të kërkoni platforma dhe sisteme që mund të shpejtojnë ritmin tuaj të punës. Mund të gjeni një teknologji specifike për industrinë për ta bërë këtë. Për shembull, në bioteknologji, rezultatet bazohen në të dhëna, për të cilat kërkimet janë manuale.

Deloitte kohët e fundit raportoi prioritetet kryesore që kompanitë biopharma të qëndrojnë konkurruese. Krahas zgjerimit të shtrirjes globale, prioritetet kryesore të përmendura përfshijnë forcimin e kërkimit dhe zhvillimit dhe përmirësimin e përdorimit të teknologjive digjitale dhe IT. Kompanitë e mëdha farmaceutike Bristol-Myers Squibb dhe Merck dhe universitetet kërkimore si MIT dhe Oxford po i drejtohen Dotmatics, një kompani që po përmirëson shpejtësinë e procesit të kërkimit dhe zhvillimit për ta bërë bioteknologjinë më të shkathët. Shkathtësia vjen nga përdorimi i teknologjisë së disponueshme kudo ku është e mundur dhe të qenit i hapur për të provuar gjëra të reja.

Digjitalizoni, digjitalizoni, digjitalizoni.

Startup-et e dinë se modernizimi është thelbësor për të qenë lehtësisht i përshtatshëm dhe  — kjo është arsyeja pse shumë prej tyre përdorin stile pune në distancë dhe dixhitalizojnë proceset e tyre. Por shumë kompani të trashëguara duket se e harrojnë këtë dhe mbajnë teknologjinë që ata kanë në përdorur për vite (nganjëherë me dekada). Shumë kompani janë ende duke përdorur dokumentacion të bazuar në letër për të menaxhuar dokumentet dhe proceset thelbësore. Pse? Sepse ata mendojnë se ngritja e digjitalizimit është e frikshme. Duke qënë se e kanë bërë për vite me radhë, pse duhet që ta ndryshojnë? Por,  shkurtimi i kohës në praktikat manuale ju ndihmon. Në tregun e sotëm, digjitalizimi është i panegociueshëm.

Pra, si mund t’i konvertoni blloqet e shënimeve në formë dixhitale?

Teknika, përsëri, është përgjigjia! Pionieri digjitalizues Ibml është burimi kryesor për teknologjinë e kapjes së dokumenteve me vëllim të lartë dhe kritike përshpejtimin e diitalizimit. Skaneri me volum të lartë i kompanisë e bën të lehtë shndërrimin e kopjeve tuaja në letër në dokumente digjitale, kështu që nuk ka më justifikime për të mbajtur procese të vjetruara.

Zhvilloni ekipin tuaj.

Ekipet e startupeve janë ndërfunksionale. Një ekip i vogël kërkon që të gjithë të jenë lojtarë të barabartë dhe të dobishëm. Kjo kërkon një ekip njerëzish që janë të aftë në fusha të ndryshme. Por, kompanitë më të mëdha shpesh përfundojnë duke krijuar kapanone për ekipet e tyre, duke ulur efektivitetin e tyre.

Zhvillimi i ekipit është thelbësore për të mundësuar bashkëpunimin, inovacionin dhe marrjen e roleve ndërfunksionale. Por, mos lejoni që ky proces të jetë i rëndë dhe mos planifikoni një seancë trajnimi gjithë ditën.. Jini të shkathët. Trajnoni në hapësirën digjitale dhe shfrytëzoni asetet digjitale të krijuara nga të tjerët që janë të rëndësishme për biznesin tuaj. Një shembull është 2U, kompania që ofron  trajnim përmes teknologjisë. Meta, IBM, Google, Netflix dhe të tjerët përdorin të gjithë teknologjinë e tyre për të kapërcyer boshllëqet e talenteve dhe për të krijuar mundësi për nxënësit. Programet e trajnimit të aftësive dhe mentorimit të ndërtuara përmes platformës ndihmojnë kompanitë të zhvillojnë ekipet e tyre dhe t’i shtojnë vlerë përvojës së punonjësve.

Mënyra më e mirë për të qëndruar konkurrues në një ekonomi në rënie është të mendosh si një startup. Shpejtësia dhe shkathtësia janë dy strategjitë që çdo kompani – pavarësisht industrisë – duhet të përqafojë në këtë kohë. Teknika do t’ju çojë atje. Mbështetuni te teknologjia dhe sistemet që e bëjnë punën më shpejt dhe ju mundësojnë të përfitoni nga një ekonomi në rënie, në mënyrë që të mund të përshkallëzoheni dhe të rriteni.

INC.com

Artikulli paraprakShpikjet historike që ndodhën aksidentalisht
Artikulli tjetër5 mënyra për të tingëlluar bashkëpunues në një intervistë pune