Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Rritja e tyre filloi ditën e djeshme pas rritjes së shpresave nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës për nënshkrimin e marrëveshjes për ngrirje të prodhimit.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 23 cent duke u tregtuar me 46.04 dollarë për fuçi.
Gjatë ditës së djeshme kontrat u rritën me 5.8 për qind, duke shënuar rritjen e tyre më të lartë që prej muajit prill.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar, europiane, Brent, u rritën me 28 cent duke u tregtuar me 47.23 dollarë për fuçi.
Kontratat u rritën me 5.7 për qind duke shënuar rritjen e tyre më të lartë që prej 28 shtatorit.
Sektretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammed Barkindo, do të udhëtojë në seclin prej vendeve anëtare, përfshirë edhe Venezuelën dhe Iranin për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga API, prodhimi i naftës së papërpunuar ka shënuar një rritje me 3.6 milionë fuçi duke shkuar në 448.8 milionë fuçi deri në fund të javës së kaluar, 11 nëntor. Kjo rritje ka qenë shumë e lartë, krahasuar edhe me parashikimet e analistëve, të cilët parashikon një rritje deri në 1.5 milionë fuçi.