KMLDNj: KEDS rriti çmimin për 400 %, qytetarët të protestojnë

Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut thotë se Korporata energjetike KEDS, e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtime dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Për këtë, KMDLNj pret ri – aktivizimin e protestave të qytetarëve shkaku se sipas tyre, është në interes të qytetarëve pavarësisht përkatësive politike, statusit shoqëror, etj.

“Sipas traditës, me të filluar sezoni dimëror, KEDS e fillon gjuetinë ndaj konsumatorit në Kosovë duke i fryrë faturat dhe duke i rritur çmimet e rrymës. Dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400% më të larta prandaj shumë qytetarë janë ankuar në sportelet e KEDS – it por edhe në KMDLNj” , thuhet në reagim.

“Tash, KEDS shkaku se ishte i zënë “me pelë për dore” vitin e kaluar me njehësorët digjital dhe “gabimet” gjatë faturimit, ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Janë shpikur shumë pozicione mashtruese për dënimin e konsumatorëve që i tejaklojnë limitet e rrymës së shpenzuar duke e përfshirë në dënim tërë rrymën e shpenzuar e jo vetëm sasinë e rrymës së shepnzuar që e tejkalon limitin”, thuhet tutje në reagim.

KMLDNj thekson se me fillimin e sezonit dimëror ngritet edhe çmimi i energjisë elektrike por sipas këtij këhsilli është jo normale që ajo ngritje të shkojë deri në 300 – 400 % më shumë se ato të tarifave verore.

Këshilli ka kujtuar edhe se qytetarët patën protestuar disa herë kundër këtyre shpërdorimeve të KEDS – it, dhe vetëm atëherë e morën vëmendjen institucionale.

Mënyra tjetër që KEDS i dëmton konsumatorët e Kosovës, sipas KMLDNj-së, sidomos të zonave rurale është reduktimi i furnizimit me rrymë që në zonat rurale zgjatë me ditë të tëra kurse në Prishtinë, si kryeqytet i Kosovës zgjatë plotë katër (4) orë që është jo – normale për kohë të paqes aq më parë që gjatë kohës së bombardimeve të NATO – s në Prishtinë nuk kishte ndërprerje të tilla me furnizim të rrymës.

“Me këtë ndërprerje 4 orëshe, qytetarët e prishtinës ndëshkohen keq përkundër faktit se inkasimi për rrymën e shpenzuar bëhet me rregull dhe thuaja është i tërësishëm”, thotë KMLDNj.

Artikulli paraprakKomuna jep tokë komunale për një investim milionëshe
Artikulli tjetërÇmimet e naftës vazhdojnë të rriten