Ka lutje të veçantë që bëhet kur njeriu është i ngarkuar me borxhe.
Kur një ditë Pejgamberi ﷺ hyri në mesxhid, pa se një sahabi nga ensarët, Ebu Umame r.a., rrinte i mërzitur, e pyeti:
– “Nuk është vakti i namazit, përse ti je këtu tani?”
Ebu Umame r.a. u përgjigj: “O i Dërguari i Zotit, kam një shqetësim përbrenda dhe kam borxhe.”
Pas kësaj fjale, Pejgamberi ﷺ i tha:
– “A të ta mësoj një dua, e cila do të bëhet shkak për largimin e mërzisë dhe për pagimin e borxhit?”.
Kur Ebu Umame r.a. i tha ‘Po’,
Pejgamberi ﷺ ia mësoi që sabah – aksham (në mëngjes e në mbrëmje) ta thoshte këtë dua:
– “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mërzia, shqetësimi, dobësia (pafuqia), dembelia (përtacia), frika, koprracia, të qenit i shtypur nën borxhe dhe të qenit i shtypur nga njerëzit.” (Ebu Davud, istiadhe)
Allahu na ndihmoftë në çdo çështje.