KUJDES! Mos bini pre e skemave piramidale me trotineta – Platforma PGL Pulse Glide Global
Është duke qarkulluar qe një kohë një platformë e quajtur PGL, që promovon një sistem “investimi” me trotineta elektrike. Në të realitet, ky nuk është biznes legjitim, por një skemë piramidale, ku të ardhurat dhe fitimet nuk vijnë nga ndonjë produkt apo shërbim real, por nga mashtrimi i njerëzve të tjerë që ftohen të investojnë. Trotinetat janë thjesht maskim.
Kjo është formë e qartë e mashtrimit dhe përfitimit të padrejtë që sipas parimeve islame është HARAM.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të padrejtë…” (el-Bekare, 188)
Skemat piramidale janë haram, sepse:
• Nuk ka produkt real ose shërbim që krijon vlerë;
• Fitimi vjen vetëm duke mashtruar dhe rekrutuar të tjerë;
• Njerëzit humbin para, ndërsa të paktët në majë përfitojnë padrejtësisht.
Ju njoftoj gjithashtu se Policia Financiare është tashmë në dijeni të kësaj platforme, dhe shumë shpejt ajo pritet të mbyllet, ndërsa përgjegjësit do të përballen me pasojat ligjore.
Mos u bëni pjesë e haramit! Mos i ftoni të tjerët në një skemë mashtruese ruane vetën dhe të tjerët para se të bëhet vonë!
Dhe kujtoni: nuk është larg nga memoria ajo që ndodhi me platformat BIGCOMMERCE dhe DCPTG, ku qytetarët humbën miliona euro.
Hoxhë Llokman Hoxha