Bashkimi Europian ka kërcënuar me sanksione Elon Musk, pasi pezullimit të papritur të llogarive në Twitter të disa gazetarëve që mbulonin lajmet.
Ata ishin kryesisht gazetarë të: The New York Times, CNN dhe Washington Post.
Vera Jourova, komisionerja e BE, paralajmëroi se Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias.
Ajo ka shkruar në Twitter se, “Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe dhe së shpejti edhe sanksione” . Në listen e gazetarëve të bllokuar janë edhe Micha Lee, The Intercept, Matt Binder, nga Mashable dhe reporterët e pavarur Aaron Rupar dhe Tony Webster. Një zëdhënës i New York Times i quajti pezullimet “të dyshimta dhe të pafat” dhe tha se gazeta dhe gazetari Ryan Mac nuk morën ndonjë shpjegim për veprimin.
Sipas CNN, pezullimi i një numri reporterësh ishte i pajustifikuar dhe shqetësues, por jo e papritur. Musk dhe kompania Twitter nuk kanë thënë se pse vendosën për këtë. Musk ka pohuar edhe më herët se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re.