Tingëllon e pabesueshme, por është e vërtetë. Këtë vit nuk ka asnjë udhëtim të organizuar nga Serbia në Arabinë Saudite për Haxhin. Ngjan sikur është Beogradi pengesë, gjykuar politikisht, etnikisht e fetarisht, por aspak.  Drejtues të muslimanëve në Serbi, ia atribuojnë fajin pikërisht autoriteteve saudite. Sipas tyre, Ministria e Haxhit,...
Pas larvave, do të hamë edhe karkalecat: Pluhuri i tyre do të mbërrijë në tryezat tona, shkruajnë mediat italiane, të cilat njoftojnë se Bashkimi Europian e ka dhënë tashmë dritën jeshile për hedhjen e këtij ushqimi të ri në treg. Mielli i insekteve vjen në formën e një pluhuri pjesërisht...
Nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, është organizuar iftar me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme. Në iftarin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm ministra, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorë, përfshirë edhe ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat...
Udhëheqësit e Bashkimit evropian do të takohen gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar edhe një herë mbi aspiratat e ngecura të vendeve të Ballkanit për t'u anëtarësuar në bllok. Por rezultatet e disa studimeve të fundit, që trajtojnë shkallën e pastrimit të parave në rajon, nuk kanë gjasa ta...
Kosovarë, serbë, boshnjakë, maqedonas e kroatë, “fqinj turistikë” në Shqipëri Pas një pushimi në bregdetin e Adriatikut apo Jonit të Shqipërisë, qytetarë ballkanas, kryesisht nga vendet e ish-Jugosllavisë, po blejnë apartamente në resortet e famshme verore të vendit. Në Shëngjin, një port i vogël shqiptar në detin Adriatik pranë qytetit të...
Forumi ka mbledhur së bashku dhjetëra përfaqësues të biznesit nga të dyja vendet dhe të institucioneve të ndryshme, me fokus diskutimet mbi sektorët e energjisë, ndërtimit, IT, si dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.Mbahet forumi i biznesit Shqipëri-Gjermani. / Foto: AANë Tiranë është organizuar forumi i...
Nesër në mesditë mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Përveç kësaj, drejtues të Qeverisë së Shqipërisë, sidomos në dekadën e fundit i premtuan Kosovës vazhdimisht portin e Shëngjinit për bizneset dhe kjo nuk u bë asnjëherë. Ka pasur komente të ndryshme se në...
Përveçse eksportin e mallrave, forcimi i euros dekurajon eksportet e shërbimeve, të tilla si turizmi dhe call center. Shqiptarët nga Kosova, që përbëjnë rreth 40% të ofertës turistike, po dekurajohen të pushojnë në Shqipëri. Rënia e Euros në këmbim me Lekun i ka bërë edhe më të shtrenjta pushimet në Shqipëri. Shpëtim...
Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro të hënën u këmbye me 111.31 lekë, në rritje me 0.49 lekë krahasuar me ditën e premte. Rritja e euros në pikat e këmbimit valutor u theksua veçanërisht...
Ekonomia botërore do të goditet rëndë nga pandemia e COVID-19, ku për herë të parë i gjithë globi do të jetë në një recesion prej -3%. Ky është vlerësimi që i ka bërë situatës deri në këto momente Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin “Prespektiva e Ekonomisë Globale”. Shqipëria do të ketë...