Eksportet e Shqipërisë me Kosovën u ulën për 4 miliardë lekë

Në nëntor 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 miliardë lekë, duke u rritur me 10,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,7 %, në krahasim me Tetor 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 249 miliardë lekë, duke u ulur me 10,1 %  krahasuar me një vit më parë.

Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori janë ulur me -10,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë” me -5,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje dhe “Makineri, paisje, pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.

Nëse analizojmë shifrat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se Shqipëria ka rritur eksportet me 5 vende. Në listë janë Gjermania, Greqia e Maqedonia e Veriut. Ndërsa në listën e vendeve me të cilat eksportet janë ulur janë Kosova, Italia, Spanja, Kina dhe SHBA.

Vendet me të cilat Shqipëria ka rritur eksportet në krahasim me 11 mujorin e vitit të kaluar

Gjermani rreth 2 miliard lekë më shumë

Greqi rreth 400 milion lekë më shumë

Kroaci rreth 600 milion lekë më shumë

Maqedonia e Veriut rreth 200 milion lekë më shumë

Turqi rreth 500 milionë lekë më shumë

Vendet me të cilat Shqipëria ka ulur eksportet në krahasim me 11 mujorin e vitit të kaluar

Kosovë rreth 4 miliardë lekë më pak

Itali rreth 20 miliardë lekë më pak

Spanjë rreth 5 miliardë lekë më pak

Kinë rreth 1.4 miliardëlekë më pak

SHBA rreth 500 milionë lekë më pak

Artikulli paraprakBKS-JA ME NJË NJOFTIM TË RËNDËSISHĒM PËR BASHKATDHETARË
Artikulli tjetërTË DHËNAT/ Dy vendet më të varfëra të BE-së, pse jo Gjermania më e pasura dhe supriza Rumani