Burimet e përdorura për zhvillimin e kodit etik islam

Në hartimin e këtij kodi, kemi llogaritur burimet vijuese:

  1. Burimet e Sheriatit të nderuar dhe të res- pektuar d.m.th., Kur’anin Famëlartë, Sunetin, Ixhmanë, Kijasin, Istihsanin dhe El-Mesele El- Mursele-n.
  2. Sistemet tradicionale dhe bashkëkohore islame të përdorura në domenin e biznesit.
  3. Eksperiencat e biznesmenëve të besue- shëm muslimanë, nga paraardhësit tanë dhe pasardhësit e tyre.
  4. Kodet e lëshuara nga organizatat ndërkombëtare, asociacionet dhe unionet e biznesmenëve, për aq sa ato janë brenda kufijve të Sheriatit islam.
  5. Studimet dhe hulumtimet islame të për- mbushura dhe të realizuara nga dijetarët dhe specialistët bashkëkohorë, si dhe përpjekjet të cilat ata i kanë ushtruar sa i përket etikave biznesore.
  6. Dituria e fituar nga eksperiencat e biznesmenëve, problemet me të cilat ata ballafaqohen dhe mjetet që i prekin ata brenda kornizës sheriatike.
Artikulli paraprakParashikimi: në rast të një vale të dytë, PBB-ja globale mund të fundoset me 7.6 përqind
Artikulli tjetërStimujt në përputhje me kodin etik islam