Tregtia e produkteve bujqësore në Kosovë, po vlerësohet si negative. Kjo po thuhet në vet raportin që MTI ka nxjerrë për beneficionet e MSA-së.
“Pavarësisht rritjes së qëndrueshme në sektor që nga pavarësia, bilanci i përgjithshëm i tregtisë së produkteve bujqësore është kryesisht negativ”
Por importet e produkteve bujqësore thuhet se janë të larta deri në 10 përqind të të gjitha importeve. E nga kjo 30 përqind është e përbërë nga produktet ushqimore.
Kosova duket të jetë importuesja më e madhe e ushqimit në Evropë.
“Importet e produkteve bujqësore mbeten relativisht të larta, duke zënë rreth 10% të të gjitha importeve. Nga kjo shumë, 30% e përbëjnë ushqimi dhe produktet ushqimore. Për kokë banori, Kosova është një nga importuesit më të mëdhenj të ushqimit në Evropë”, thuhet në raportin e MTI-së, për beneficionet e Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit.
Ndërsa bazuar në Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik 2016-2021, të Zyrës së Kryeministrit, bujqësia ende karakterizohet me një produktivitet të doëbt.
Tërë kjo përshkak të ndarjes së tokave me mesatarisht 2 hektarë, e shpërndarë në shtatë parcela më të vogla duke rënduar ekonominë e shkallës siç thuhet, teknologjia e vjetruar, e mungesa e njohurive moderne bujqësore.
“Mungesa e investimeve në sisteme të ujitjes dhe mungesa e një sistemi të menaxhimit të ujitjes me pjesëmarrje; qasje të kufizuar dhe kosto veçanërisht të larta të kredive dhe kapitalit investues, pjesërisht pasqyrojnë informalitetin e lartë dhe paaftësinë për të realizuar vlerën e kolateralit (p.sh., për shkak të dobësive në të drejtat e pronësisë në lidhje me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e dokumenteve të pronarit të tokës dhe hartat); objekte me përpunim të kufizuar, përfshirë mungesën e magazinimit, paketimit, dhe objekte të transportit; Zbatimi i kufizuar i standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienike”, janë vetëm disa prej faktorëve të cilët përmendën në raport.
Bashkimi Evropian, ka vendosur të heq tarifat doganore, nga hyrja në fuqi e MSA-së, vetëm për produktet si patatja e produktet e qumështit.
E për mishin, është vendosur që të fiskohet tarifë doganore nga Kosova në BE deri në 20 përqind tarifë.
“Janë 14 produkte bujqësore më të rëndësishme që ne kemi kapacitet të mjaftueshëm për ti prodhuar e ato janë: qumështi, patatja, vera edhe disa produkte të tjera. Këto në momentin që MSA hyn në fuqi përveç verës do të kenë eksport doganor 0 për qind në tregun e BE.Ndërsa, njëkohësisht do të vlejë importi tarifor doganor 10 për qind në importin e këtyre produkteve çdo herë” /Indeksonline/