Prodhuesi i automobilave me seli në Mynih, të premten deklaroi se për masat është dakorduar me përfaqësuesit e punonjësve
Berlin
Prodhuesi gjerman i automobilave BMW tha se do të shkurtojë 6.000 vende pune përmes kualifikimit shtesë dhe pensionimit të parakohshëm, pasi që industria e automobilave ka pësuar një rënie drastike të kërkesës për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Prodhuesi i automobilave me seli në Mynih, të SUV X5 serisë-3 sedan, të premten deklaroi se për masat është dakorduar me përfaqësuesit e punonjësve.
Mënyra e reduktimit të vendeve të punës mund të përfshijë marrëveshje me punonjësit të cilët tashmë janë afër pensionimit, ndërsa punëtorët e rinj mund të marrin mbështetje financiare për vazhdimin e shkollimit të lartë të rregullt me garanci për punësim pasi të përfundojnë studimet.
Reduktimi i vendeve të punës paraqet më pak se 5 për qind të fuqisë punëtore globale të BMW prej 126 mijë të punësuar. Kërkesa për makina të reja ka regjistruar një rënie në Evropë, si dhe tregjet e tjera globale mes një rënie të madhe ekonomike për shkak të shpërthimit të virusit. AA