Bilanci i Energjisë në Kosovë

Rritet sasia e energjisë elektrike e konsumuar në raport me TM4 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e kartërt (TM4) 2020

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të  vitit 2020 (TM4 2020) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.37 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 796.3 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 51.6 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt 2020, Kosova ka importuar 759.0 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 597.7 GWh energji elektrike.

Në TM4 2020, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 360.3 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.31%.

Artikulli paraprakGërmimi i kriptovalutës Bitcoin harxhon më shumë energji elektrike se e gjithë Argjentina
Artikulli tjetërKëshilla për të folurit në publik