Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, TM3 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë (TM3) të viti 2020
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (30.6%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (27.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (2.6%).
Derisa gjatë këtij tremujori, rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (-39.1%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-24.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (-12.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-11.2%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara (-7.8%).