“Bankingu islam” vështrim nga UBA

Financa dhe Bankingu Islamik, gjithnjë e më shumë janë duke u trajtuar si aspekte të rëndësishme të sistemit financiar modern global.

Kjo për shkak se po provohet gjithnjë e më shumë se përfaqësojne industrinë me rritje dhe zhvillim të shpejte brenda pak viteve, duke u transformuar kështu nga një industri “niche”, në një forcë/fuqi e karakterit global ne arenën ndërkombëtare.

E zhvilluar në vendet muslimane rreth viteve ’70, financa islamike, është duke përjetuar një popullaritet gjithnjë në rritje, duke tejkaluar kufijtë e vendeve muslimane në botë.

Në një botë ku dominimi i ekonomisë kapitaliste është shumë i dukshëm, zhvillimi i një sistemi ku parimi kryesor është përjashtimi i normës së interesit, e bën këtë dukuri të re, gati gati një fushë të re, për t’u eksploruar gjithnjë e më shumë.

Financa islamike është zbatuar në vendet perëndimore, kryesisht për të perfituar nga avantazhet e ofruara nga qendrat Europiane financiare, të tilla si Luksmburgu dhe Zvicra. Nga kjo tendencë e parë, munden të përfitonin vetëm klientet korporatë dhe biznesi.

Duke qenë se po vërehet gjithnjë më shumë fuqia në rritje e komuniteteve të ndryshme muslimane të vendeve të Ballkanit dhe Europës, vetëm së fundmi ka filluar t’i ofrohet edhe segmentit të klienteve individë./United Bank of Albania/

Artikulli paraprakNjë tjetër shtet europian do të provojë punën ‘4 ditë në javë’
Artikulli tjetërPyetjet që duhet t’i bëjmë vetes para se të vendosim profesionin