Policia e Malit të Zi ka arrestuar koreanin Kwon Do-Hyung, i njohur ndryshe si Do Kwon, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Terraform Labs. Ai është një nga më të kërkuarit.Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiç.
“Policia malazeze ka arrestuar një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasi i Koresë së Jugut, Do Këon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me seli në Singapor”, shkroi Axhiç në Twitter.
Ish-mbreti i kriptomonedhave, Kwon Do-Hyung, i cili qëndron pas humbjeve që kalojnë 40 miliardë dollarë është ndaluar në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara.
Ministri Axhiç bëri të ditur se atë e kërkonte Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Singapori.
“Ne presim konfirmimin zyrtar të identitetit”, shkroi ministri malazez.