Anija turke TCG Anadolu kalon në Ngushticën e Bosforit

Anija luftarake TCG Anadolu, më e madhja e Forcave të Armatosura Turke e cila është prodhim vendas dhe kombëtar kaloi në Ngushticën e Bosforit në Istanbul dhe përshëndeti presidentin Erdoğan

Anija luftarake TCG Anadolu, më e madhja e Forcave të Armatosura Turke e cila është prodhim vendas dhe kombëtar kaloi në Ngushticën e Bosforit në Istanbul dhe përshëndeti presidentin Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

Anija TCG Anadolu u largua nga porti Sarayburnu pas komandës “largohu” nga ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe më pas mbërriti në brigjet pranë Zyrës së punës presidenciale Dolmabahçe.

Këtu TCG Anadolu përshëndeti presidentin Erdoğan, kreu 21 të shtëna me top dhe në bord u mbajt rreshtimi.

Gjatë kësaj, presidenti Erdoğan, bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri turk i Arsimit, Mahmut Özer u shoqëruan edhe nga fëmijët e prekur nga tërmeti të cilët kishin ardhur për vizitë me rastin e 23 prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve.

Në kalimin përmes ngushticës, në anijen TCG Anadolu ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar si dhe komandantë të forcave.

Gjithashtu ky parakalim u shoqërua nga avionë dhe helikopterë të Komandës së Forcave Ajrore.

TCG Anadolu vazhdon lundrimin e saj në Ngushticën e Bosforit duke përshëndetur qytetarët.

/aa/

Artikulli paraprakFesta dhe qëllimet e saj në fenë Islame
Artikulli tjetërErdogan: Ky është xhevahiri ynë!