Ministri kataras i Energjetikës dhe Industrisë, Mohammed bin Saleh al-Sada, deklaroi të mëngjesin e të hënës se vendi i tij do të respektojë vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të reduktuar prodhimin e naftës…
Ministri kataras i Energjetikës dhe Industrisë, Mohammed bin Saleh al-Sada, deklaroi mëngjesin e të hënës se vendi i tij do të respektojë vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të reduktuar prodhimin e naftës.
“Kriza diplomatike ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe nuk është pengesë për Dohan që të respektojë vendimin për reduktimin e prodhimit të naftës”, theksoi Al-Sada përmes një komunikate me shkrim.
Shtet anëtar i OPEC-ut, Katari po redukton me 30 mijë fuçi prodhimin e tij ditor të naftës në kuadër të vendimit në fjalë.
OPEC-u vendosi gjatë muajit të kaluar maj për të zgjatur edhe 9 muaj të tjerë, nga fillimi i korrikut 2017 deri në fund të marsit 2018, marrëveshjen e arritur mes vendeve anëtare për të reduktuar prodhimin e naftës së papërpunuar.